Këshilltari i Ministrit të brendshëm Ukrainas tregon se si droni ukrainas fluturon mbi Sheshin e Kuq të Moskës! (Video)

1 minute, 9 seconds Read

Këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas Anton Gerashchenko, në Twitter ka shpërndarë një video të Sheshit të Kuq në Moskë dhe atë nga perspektiva e zogut.

“Droni ukrainas fluturon lirshëm mbi Moskë. Duket se Kremlini ka gjasa të mëdha se shpejtë të gjej veten në një zonë të goditur. Fishekzjarrët e planifikuara për 9 maj”, ka shkruar përbri videos së publikuar, transmeton Telegrafi.

Rusia më 9 maj shënon Ditën e Fitores ku festohet fitoja e ushtrisë ruse mbi nazizmin e gjermanëve në vitin 1945. Edhe këtë vit atë ditë në Moskë do të mbahet parada tradicionale ushtarake në Sheshin e Kuq, por për arsye të sigurisë është anuluar parakalimi”, ka shkruar Gerashchenko.

“Sheshi i Kuq do të jetë i mbyllur për publikun nga data 27 prill deri më 10 maj për përgatitjen dhe mbajtjen e paradës. Nëse kam të drejtë, kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Moskës, as në vitin 1941. A kanë frikë autoritetet e Kremlinit për diçka”, Gerashchenko pyeti veten.

“Ka edhe një gjë: dronët po bien nga qielli. Mbyllja fizike e sheshit nuk i mbron nga kjo”, paralajmëroi politikani ukrainas.

Agjencia ruse e lajmeve Tass ka njoftuar sot se tre dronë me kamera janë gjetur në zona të ndryshme të rajonit të Moskës./Telegrafi

Publikime te ngjashme