Kerquki lajmërohet nga QKUK: Valoni është mirë, sulmuesit e përcollën me veturë

0 minutes, 48 seconds Read

Drejtori i T7, Leonard Kerquki, ka thënë se ai dhe Iliri Mirena janë së bashku me Valon Sylën në QKUK dhe se gjendja e tij është e mirë.

Kerquki ka thënë se si duket sulmuesit e kanë përcjellë veturën e Sylës prej televizionit e deri kur u ndalë në Bregun e Diellit.

“Valoni është mirë. Unë e Iliri jemi me të në QKU. Si duket sulmuesit e kanë përcjell veturën e Valonit prej televizionit e deri kur u ndalë në Breg të Diellit. Policia i ka te gjitha të dhanat.
Valoni u sulmu për shkak të profesionit te tij, për faktin që është gazetar dhe mbi të gjitha njeri i lirë. Valon A. Syla për mua sot është simbol i fjalës së lirë, është simbol i njeriut të pakompromis, i pa-nënshtrueshem ndaj askujt, ndaj asnjë grupi – sado i fuqishem që mund të jetë ai”, ka shkruar Kerquki.

Publikime te ngjashme