Dyshime për organizim të lojërave të fatit në lokalin ‘Sport Club’ në Suharekë, shoqërohet në stacion pronari i lokalit!

0 minutes, 50 seconds Read

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm. Kjo po dëshmohet sidomos javëve të fundit me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra të dyshuarve gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë kryer sot bastisje në lokalin ‘Sport Club’ në fshatin Greikoc të Suharekës, pasi dyshohej se atje organizohen lojëra të fatit dhe bixhoz i paligjshëm.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar telefon, fatura të lojës ‘Keno’ dhe llaptop.

Po ashtu është bastisur edhe shtëpia e pronarit dhe më pas i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme