Kërcënon diktatori koreano-verior, dalin pamjet e testimeve të raketave balistike

0 minutes, 58 seconds Read

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërvitjen ushtarake, të cilat përfshijnë lëshimin e raketahedhësve “të rinj dhe super të mëdhenj”. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë përfunduar një prej stërvitjeve më të mëdha të përbashkëta ushtarake javën e kaluar, stërvitje që nxitën zemërim në Veri, çka çoi në testimet e fundit ushtarake.

Ushtria e Seulit tha të hënën se kishte detektuar lëshimin e një “rakete balistike me rreze të mesme veprimi” nga Veriu, ndërsa sekretari amerikan në Shtetit, Antony Blinken, ishte për vizitë në kryeqytetin koreanojugor për bisedime.

Design Plus Carousel Ad

Raketahedhësi super i madh, i referuar me emrin KN-25 nga ushtria e Seulit dhe Uashingtonit, është një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi. Pheniani gjatë këtij muaji ka paralajmëruar Seulin dhe Uashingtonin se do të paguanin “çmim të lartë” për stërvitjet e tyre ushtarake dhe më pas u njoftua se Kim kishte deklaruar se një njësi artilerie e shtetit të tij ishte e aftë të godiste kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Publikime te ngjashme