Kërcënim direkt nga Pentagoni: Nëse trazirat nuk ndalen, marinsat do të zbarkojnë në Los Anxhelos

0 minutes, 31 seconds Read

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, ka paralajmëruar se është i përgatitur të mobilizojë trupat në detyrë aktive nëse trazirat dhe dhuna vazhdojnë në Los Angelos.

Hegseth tha se marinsat në kampin Pendleton ishin në “gatishmëri të lartë”.

“Ka shumë hapësirë ​​për protesta paqësore, por ZERO tolerancë për sulmin ndaj agjentëve federalë që po bëjnë punën e tyre. Garda Kombëtare dhe Marinsat nëse është e nevojshme, qëndrojnë me ICE-në”, tha Hegseth, duke iu referuar Zbatimit të Imigracionit dhe Doganave, i cili kreu bastisjet fillestare që u përballën me rezistencë.

Publikime te ngjashme