Këngëtari Gjesti del sot para drejtësisë, prokuroria kërkon paraburgim për tri vepra penale

0 minutes, 28 seconds Read

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Seanca dëgjimore pritet të mbahet duke filluar nga ora 09:30

Publikime te ngjashme