Dy persona janë arrestuar në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, pasi pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar i cili ka qenë me automjet i shoqëruar me bashkëshorten e tij, janë konfrontuar fizikisht dhe të dyshuarve në ndihmë i janë bashkëngjitur edhe dy të dyshuar meshkuj familjarë të tyre.
Ndihmë mjekësore iu është ofruar viktimës, gruas së tij, si dhe njërit prej të dyshuarve.
Pas intervistimit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy te dyshuarit tjerë janë liruar.
Rasti ndodhi mesditën e së shtunës, njoftoi policia në raportin 24-orës.