Kandiq: Autoritetet serbe fajësojnë NATO-n për të mbuluar krimet e veta

0 minutes, 31 seconds Read

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duke akuzuar NATO-n për agresion, të gjitha autoritetet në Serbi kanë vetëm një qëllim- të mbulojnë krimet në Kosovë.

Kandiq në një postim në platformën sociale ‘X’, ka shkruar se  Ushtria e Jugosllavisë dhe Policia e Serbisë, për 78 ditë bombardime të NATO-s,  kanë vrarë 7 mijë civil.

“Duke akuzuar NATO-n për “agresion”, të gjitha autoritetet në Serbi kanë një qëllim – të mbulojnë krimet në Kosovë të kryera nga UJ-ja dhe MPB-ja e RS-së: 7000 civilë u vranë në 78 ditë”, ka shkruar Kandiq në ‘X’./rtk

Publikime te ngjashme