Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga të gjitha profilet.
Hamza është zotuar se do ta përkrah arsimin, shëndetësinë, shërbyesit civil, ushtarët e Kosovës, zjarrfikësit, kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe çdo kategori shoqërore.
“Sigurisht se e dinë të gjitha këto kategori që i përmenda, që kur e them diçka e realizoj. E kalkuloj mirë, e kalkuloj saktë. Ndonjëherë doket si e madhe, por ajo ndodh. Ka ndodhur në të kaluarën dhe sigurisht se do të ndodh edhe në të ardhmen me mua kryeministër”, ka thënë Hamza.
Më tutje, ai ka thënë se do të punojë që ta ndalë migrimin e qytetarëve, duke premtuar më shumë vende pune e jetesë më të mirë në Kosovë.
Hamza ka thënë se sektori i sigurisë do ta këtë përkrahjen e tij si kryeministër.
“Institucionet do e kryejnë punën e tyre. Sektori i sigurisë do të ketë përkrahjen dhe trajtim të veçantë deri këtu Kosova ka arrit me përkrahjen e ShBA-së dhe BE-së dhe shumë vende tjera mike nga e gjithë bota dhe ne do t’i thellojmë këto bashkëpunime në baza ditore. Kosovës i duhet paqja, stabilitetit dhe njerëzit në Kosovë do të jenë të punësuar, nuk do ta kenë opsion migrimin, por jetesën në Kosovë. Programi do jetë i matshëm dhe konkret me një ekip profesional dhe punë ekipore që garanton sukses. Në këtë punë do përfaqësoj interesat e qytetarëve dhe mediet do jenë të respektuara e do ta kenë vendin e vetë. Do ia dalim synimit që e kemi”, ka thënë Hamza.
@ballkani.info PDK e ka nominuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër. A mendoni se do ta mposht Albin Kurtin? #bedrihamza #memlikrasniqi #partiademokratikeekosoves #pdk #kryeministri #albinkurti ♬ original sound – Ballkani.info