Kancelari austriak shprehu një qëndrim kategorik kundër anëtarësimit të Turqisë në BE: “Për ne është e paimagjinueshme!”

0 minutes, 44 seconds Read

Sipas kancelarit Karl Nehmer, anëtarësimi i plotë i Turqisë në Bashkimin Evropian do të ishte i paimagjinueshëm për Austrinë.

Austria dëshiron t’i japë fund zyrtarisht negociatave të anëtarësimit me Turqinë sepse – siç deklaroi kancelari austriak Karl Nehamer: “Anëtarësimi i plotë i Turqisë në Bashkimin Evropian ishte i paimagjinueshëm për ne”.

Edhe pse Nehamer theksoi se Turqia do të mbetet një partner i rëndësishëm ndërkombëtar, ai beson se nuk duhet të ketë asnjë shans që Ankaraja të anëtarësohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian, transmeton Advance.hr.

“Është e rëndësishme që ne të trajtojmë njëri-tjetrin në mënyrë të drejtë, dhe kjo përfshin përfundimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit që janë ngrirë prej vitesh dhe të zhvillojmë një koncept të ri bashkëpunimi”, tha Nehamer.

Publikime te ngjashme