Kadyrov: Nuk do të ndalemi vetëm në Ukrainë, do t’ia mësyjmë edhe vendeve të tjera

0 minutes, 32 seconds Read

Lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov ka thënë së fundmi përmes një adresimi se ata nuk do të ndalen vetëm në Ukrainë.

Nëpërmjet një videoje, ai deklaroi se do t’ia mësyjnë edhe vendeve të tjera në Evropë të cilët kishin fyer librin e shenjtë Kuranin.

“Sot, unë jam 100 për qind i sigurt, se ne do të fitojmë, do të kryejmë punë në Ukrainë, dhe do të shkojmë tek ato vende që kanë fyer librin e shenjtë Kuranin”, ka thënë Kadyrov.

Videoja u shpërnda në rrjetin social X edhe nga këshilltari i ministrisë së brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko.

Publikime te ngjashme