Juventusi ka shënuar fitore ndaj Sportingut me rezultat 1-0 në Allianz Stadium në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Evropsës.
Portugezët ishin më kërkuese në pjesën e parë, duke rrezikuar me Hidemasa Motira, Sebastian Coates dhe Pedro Concalves.
Zonja e Vjetër kishte vetëm një rast me Federico Chiesan në këtë pjesë lojë.
Fillimi i pjesës së dytë ishte i dobët sa i përket rasteve, ndërsa goli erdhi në mesin e këtij fraksioni.
Federico Gatti shënoi nga afër për 1-0, duke ia dhënë fitoren Juventusit.
Sporting ka mundur të barazojë rezultatin në dy raste me Hector Bellerin, por Mattia Perin ishte i jashtëzakonshëm me dy pritje radhazi.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Portugali. /Telegrafi