Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ai është i gatshëm që qeveria e tij, bashkë me Qeverinë e Kosovës të mbajnë një mbledhje të përbashkët, njëjtë siç bënë me atë të Shqipërisë.
Sipas Abazoviqit, vetëm një gjë mund të ndodhë që mund të shtyjë që të mos vije deri tek ky takim, e ajo është zgjedhjet që do të mbahen së shpejti atje,
“Absolutisht, Qeveria e Malit të Zi është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë edhe me Qeverinë e Kosovës, vetëm një faktor mund të ndodh se për çka mund të mos vije deri te ajo, është se në Mal të Zi së shpejti do jenë zgjedhjet”, është shprehur Abazoviq në Klan Kosova.
Abazoviq më tej tha se nuk ka lidhje vendi se ku do të mbahej, në Podgoricë apo Prishtinë, por mesazhi do të ishte i bukur.
“Nuk ka lidhje se a do të mbahej në Podgoricë apo Prishtinë, ne do të ishim të gatshëm për të treguar një mesazh të bukur dhe do të kishim krijuar një ekip me njerëzit mes dy qeverive”, tha Abazoviq.