Janjiq: Ndërkombëtarët të jenë prezentë, ka indicie për një seri incidentesh dhe jo vetëm në Kosovë

2 minutes, 6 seconds Read

Analisti serb, Dushan Janjiq, duke komentuar komentoi takimet në Bruksel të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, në kuadër të planit për normalizimin e marrëdhënieve.

Janiç tha se tashmë çështja është si do të reagojë presidenti serb dhe a do të vijojë ai në rrugën e dialogut apo do të përshkallëzojë konfliktin në Kosovë.

Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të jenë prezentë në rajon për menaxhimin e situatës pasi “ka indicie për një seri incidentesh dhe jo vetëm në Kosovë”.

Janiq tha se në rajon dihet influenca e Putin, ku janë parë dhe mercenarë të Wagner, ndaj apeloi për vigjilencë dhe menaxhim të konflikteve të mundshme nga ndërkombëtarët dhe jo nga aktorët lokalë.

“Ne jemi dëshmitarë të një metodologjie të gabuar të përsëritur, patëm dhe një deklaratë të liderëve evropianë dhe ata duan të inkurajojnë Kurtin dhe Vuçiçin të implementojnë marrëveshjet. Ata po bëjnë thirrje që të diskutohet akoma drafti i propozuar. Presidenti Vuçiq e ka bërë të qartë se çdo gjë mund të vihet në tavolinë përveç njohjes së Kosovës. Lajm i mirë është puna që delegacionet e Britanisë dhe BE po bëjnë që të çmilitarizohet situata dhe tensionet të ulen. Për sa i përket Vuçiq ai është duke bërë të njëjtën gjë dhe duke implementuar të njëjtin strategji si Kurti. Vuçiq vazhdon me të njëjtën retorikë që thotë se nuk do ta njohë Kosovën”, tha ai në Euronews Albania.

Ai tha se tani çështja është si do të reagojë Vuçiqi dhe opinion publik në Serbi sidomos pas sulmit terrorist në Banjskë. Tani çështja është që, thot137 Janjiq, Vuçiq do të vazhdojë në bisedime për të arritur në një zgjidhje paqësore apo do të vijohet me destabilizim dhe një përplasje të armatosur.

“Shpresoj që menaxhimi këtij konflikti të jetë në duart e ndërkombëtarëve. Konflikti mund të mos jetë domosdoshmërisht mes Serbisë dhe Kosovës, por mund të kemi një seri incidentesh. Ne pamë qartësisht që sulmi në Banjskë u bë nga paramilitarë serbë, por dhe në manastirin e Zveçanit kemi parë xhihadistë islamikë, ashtu sikurse dihet ndikimi rus dhe prania e Wagner, ndaj në këtë aspekt është mirë që menaxhimi i konflikteve të bëhet nga ndërkombëtarët”, tha Janjiq.

Publikime te ngjashme