Irani raporton se ka pësuar një sulm masiv kibernetik gjatë ditëve të fundit, objektiv i të cilit ishin institucionet qeveritare, por edhe sitet bërthamore.
“Sulmet e rënda kibernetike, që kanë ndodhur në tre degët e qeverisë, gjyqësorin dhe parlamentin, si dhe industrinë bërthamore, janë të paprecedentë dhe të rrezikshme,” tha ish-sekretari i Qendrës Kombëtare të Hapësirës Virtuale Abolhassan Firouzabad.
“Një sasi e madhe informacioni u vodh gjatë sulmeve,” shtoi Firouzabadi, pa përmendur datën e sulmeve.
Ndër objektivat, vijoi ai, janë edhe rrjetet e shpërndarjes dhe transportit të karburanteve, bashkitë dhe portet.