Ukrainasit prej fillimit të luftës, vazhdimisht kanë përdorur dronët kundër ushtrisë ruse – si një prej armëve më efikase dhe pak të kushtueshme.
Madje me raste kanë arritur që me këta dronë të shkatërrojnë sisteme të shtrenjta artilerike ruse por edhe tanke e autoblinda.
Së fundmi ata kanë njoftuar për fillimin e prodhimit të një droni, që përdoret si një lloj nëndetëse për të sulmuar luftanijet e Kremlinit.
Ukrainasit me dronë të lloje të ndryshme kanë shkatërruar shumë luftanije, duke i goditur direkt dhe mbushur këto fluturake me eksploziv.
Me këtë dron që po konsiderohen si një mjet “që do ta ndërrojë lojën”, duan të kenë një lloj avantazhi në Detin e Zi.