Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se është “pjesërisht i njoftuar” me idenë për ndërtimin e një kompleksi të madh ndërtesash me hotel dhe apartamente në vendin ku ndodhen ndërtesat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm në qendër të Beogradit, të cilat u bombarduan në vitin 1999, dhe theksoi se do ta promovojë një gjë të tillë me plot gëzim.
Vuçiq gjatë një tubimi në Inxhi të Serbisë duke iu referuar planeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, tha se po “vdes së qeshuri” për shkak të komenteve në disa media se duke pranuar idenë e Kushnerit, ai po “fiton ndikim politik” te Trump.
Vuçiq ka thënë se është “shumë i lumtur që do ta zgjidhim problemin në qendër të qytetit”. Beogradi duhet të zhvillohet dhe (ka nevojë) për investime të mëdha”. Me këtë rast, ai Ministrinë e vet të Financave Sinisa Mali, e quajti “serioz dhe të zgjuar”.
Vuçiq tha se kjo ide e kënaq duke marrë parasysh si duken aktualisht ndërtesat e bombarduara.
Sipas tij, aty do të ketë edhe “një lloj muzeut të viktimave” sepse sic ka thënë ai “nuk do ta fshehim atë që ka ndodhur”.
Ai bëri të ditur se “gjithçka do të jetë transparente” dhe se shpreson të ketë kohë për të zhvendosur Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes.