Impakti i jashtëzakonshëm i “Superpunës”: Murati zbulon suksesin, 9.400 të rinj të punësuar në vetëm 11 muaj!

0 minutes, 30 seconds Read

Hekuran Murati, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, ka pasur shumë lëvdata në lidhje me platofrmën e punësimit “Superpuna”, që u dizajnua nga Qeveria Kurti.

Murati ka shkruar se gjatë 11 muajve, përmes Superpunës, janë punësuar 9.400 të rinj.

Tutje, ministri Murati ka treguar se gjysma e të punësuarve kanë qenë gra.

“Superpuna tani zgjerohet për të përfshirë grupmoshat 18-29 vjeç.

9,400 të rinj të punësuar për 11 muaj.

67% e atyre që kanë kompletuar Superpunën, kanë vazhduar punë me kontratë të rregullt.

50% e të punësuarve janë vajza.” – ka shkruar ai.

Publikime te ngjashme