Ilir Ferati fjalë prekëse për vëllain Triumfin, i cili vdiq ditë më parë në Istog

0 minutes, 59 seconds Read

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka ndarë një prej këtyre momenteve të rënda të jetës, duke përkujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Triumfin, që vdiq në një mënyrë të papritur.

Në fjalët e tij, ai e përshkruan si një rrugëtim të përbashkët të mbushur me sfida.

“Trim – trimi jonë.

Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht!

Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu çu fort ma ron se unë e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri, ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm!

Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temën e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te zani-trimi jem tash!

Deri herën tjetër trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë!

Kom me t ‘dashtë e s’ki me u harru sa t’ka bimë tonat n’këtë botë!

Përgjithmonë, trimi jem! Përgjithmonë, Iliri yt”, shkroi Ferati.

Publikime te ngjashme