I veshur me jelek antiplumb dhe arsenal armësh qëlloi mbi turmën në Filadelfia – vriten pesë persona dhe plagosen dy fëmijë

0 minutes, 54 seconds Read

Pesë persona u vranë dhe dy fëmijë u plagosën në një të shtënat të hënën mbrëma në Filadelfia, tha policia lokale. I dyshuari është në paraburgim, raporton CBS Neës.

Policia fillimisht tha se katër persona u vranë, por më vonë raportoi një viktimë të pestë.

Të gjithë të vrarët ishin meshkujt të moshës 16 deri në 59 vjeç. Siç thanë zyrtarët, fëmijët e plagosur janë të moshës nga dy deri në 13 vjeç dhe gjendja e tyre është stabile.

“Sulmuesi, rreth 40 vjeç, kishte veshur jelek antiplumb dhe mbante një pushkë automatike, disa pistoleta dhe një skaner policie”, tha Komisionerja e Policisë, Daniela Outlaw në një konferencë për shtyp.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri revole, përfshirë një pushkë që i përkisnin të dyshuarit.

Mediat e atjeshme raportojnë se lidhur me të shtënat është arrestuar edhe një person tjetër.

Deri më tani nuk dihen detajet e sulmit që ndodhi një natë para festës së 4 korrikut, në pjesën jugperëndimore të Filadelfias./Telegrafi

Publikime te ngjashme