Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë me dije se kjo parti është e gatshme për zgjedhje të reja.
Ai është shprehur i bindur se PDK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Lidhur me koalicionet zgjedhore, ajo ka treguar se PDK-së nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike.
Sipas tij, PDK-ja ka pasura vija të kuqe vetëm për Serbinë.
“E para ky vit zgjedhor, çoftë i zgjedhjeve të rregullta çoftë i atyre të parakohshme, e dyta si parti politike jemi të organizuar që në zgjedhje me fitu për ta vazhduar rrugëtimin e Kosovës përpara sepse për këto tri vite kemi parë ngecje e po ashtu edhe sanksionim për herë të parë nga BE-ja. Vijat i kuqe PDK-ja i ka pas vetëm me Serbinë por jo me shqiptarët”, ka thënë Haxhiu për EO.