Haradinaj ka një apel për Kurtin e Osmanin: Mos të kalojmë në shkallë më të keqe të ndëshkimeve

0 minutes, 41 seconds Read

Haradinaj në një konferencë për media u ka bërë apel kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani që të “veprojnë menjëherë në përputhje me tri pikat e BE-së.

Ai tha që nuk duhet të lejohet që Kosova të kalojë në një shkallë më të keqe të ndëshkimeve.

“Sot e shfrytëzoj rastin me i bë apel Kurtit dhe Osmani që të veprojnë menjëherë në përputhje me tri pikat e BE-së… Me të drejtë thuhet BE është lehtësues i dialogut, por mos të harrojmë se faktor vendimmarrës në këto procese është Amerika, ato tri kërkesa janë të BE-së dhe Amerikës. Të veprohet menjëherë dhe të mos lejohet që Kosova me kalu në një shkallë edhe më të keqe të ndëshkimeve, qoftë si vend, qoftë si individ”, tha ai.

Publikime te ngjashme