Hamas pretendon se nga bombardimet ajrore izraelite janë vrar 13 pengje në Gaza

0 minutes, 42 seconds Read

Të paktën 13 pengje izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Rripin e Gazës janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit, ka thënë krahu i armatosur i Hamasit.

“Trembëdhjetë të burgosur… përfshirë të huaj u vranë në pesë vende të shënjestruara nga avionët luftarakë izraelitë”, tha në një deklaratë Brigadat Izzedine al-Qassam, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.

Hamasi mori robër rreth 150 njerëz kur nisi sulmin e tij të befasishëm më 7 tetor. Ai ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.

Ndërsa këto deklaratë u dhanë, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps tha për ITV se ai do t’i trajtonte pretendimet me “kujdes” dhe “shqetësim të thellë”.

Publikime te ngjashme