Haki Abazi nevrikosët me Kurtin, paralajmëron video/audio incizime: “Kurti dha urdhër për shkarkimin tim”

1 minute, 1 second Read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi ka njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për medie, duke paralajmëruar se po ashtu do zë flas edhe për disa audio dhe video incizime.

Abazi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kryeministri Kurti ka kërkuar nga Kuvendi shkarkimin e tij.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur,

Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë.

Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë.

Publikime te ngjashme