Grenell shkon pa paparalajmërim në Mitrovicën e Veriut, takohet me Listën Serbe

0 minutes, 35 seconds Read

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar udhëheqjen e Listës Serbe.

Siç raporton mediumi serb në Kosovë, KO, takimi ka nisur rreth orës 16:00.

Në këtë takim kanë marrë pjesë kryesia e lartë e Listës Serbe, duke përfshirë kryetarin e saj, Goran Rakiq dhe nënkryetarin Igor Simiq, ish-kryetarin e Komunës së Zveçanit Dragisha Miloviq, si dhe drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

Siç citohen të kenë thënë në Listën Serbe, takimi me Grenelin nuk ishte paralajmëruar më herët për arsye sigurie.

Publikime te ngjashme