Grenell publikon ndalimin e fondeve të USAID-it, më së shumti e pëson Kosova

0 minutes, 43 seconds Read

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID që OJQ-të në Ballkan i kanë përfituar për 4 vjet.

Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova me 537 milionë dollarë.

Në një postim në platformën X, i dërguari i Trump shkruan se ‘amerikanët e palodhur paguajnë taksa, ndërsa politikanët në Uashington i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur’.

Sipas tij, miliarda dollarë iu janë dhënë organizatave joqeveritare të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në ato vende.

Fondet e USAID për Ballkanin Perëndimor:

Kosova: 537 milionë dollarë

Bosnje Hercegovina: 402 milionë dollarë

Macedonia e Veriut: 290 milionë dollarë

Serbia: 209 milionë dollarë

Shqipëria: 189 milionë dollarë

Mali i Zi: 77 milionë dollarë

 

Publikime te ngjashme