Më 6 janar 2025, në zonën historike të Shatërvanit në Prizren ndodhi një incident i vjedhjës. Në shtëpinë e mallrave, dy gra, në bashkëpunim të qartë, shihen duke vjedhur stoli argjendi.
Incidenti përmes kamerave të sigurisë u zbulua nga pronari i biznesit “Filigran”, i cili raportoi rastin në Polici menjëherë pas ngjarjes. Pamjet e kamerave të sigurisë ishin kyçe për të dokumentuar veprimet e të dyshimtave dhe për të ndihmuar në identifikimin e tyre.
Pronari i biznesit theksoi rëndësinë e vendosjes së sistemeve të sigurisë për të mbrojtur asetet e tyre dhe bëri thirrje për ndërhyrje më të shpejtë nga autoritetet.
Rasti mbetet në hetim nga autoritetet përkatëse. Pas pak do ta publikojmë edhe videon./lajmishqip.net