Gjyqtari i Apelit Besnik Bislimaj zgjidhet anëtar i KGJK-së, Kuvendi e anulon vendimin por paditët nga Bislimaj për shkelje kushtetuese

0 minutes, 53 seconds Read

Besnik Bislimaj, gjyqtari kosovar, ka qenë një nga aplikuesit për të qenë anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ndonëse ai mori votat e duhura për ta fituar këtë pozitë, ka qenë Kuvendi i Kosovës që ka anuluar fitoren e Bislimajt, duke e anuluar procesin dhe duke e shpallur atë të pavlefshëm.

Pas anulimit, gjyqtari ka paraqitur padi ndaj Kuvendit dhe rastin e ka paraqitur te Avokati i Popullit.

Ky i fundit, dje ka dalur me një raport, ku konstaton se Kuvendi ka bërë shkelje kushtetuese.

Madje, në dokumentin e siguruar nga Syri Kosova, thuhet se “Kuvendi në rastin konkret nuk e kishte respektuar tërësisht procedurën e përcaktuar në nenin 10, paragrafi 9, të Ligjit të KGjK-së dhe si rrjedhojë ankuesit i ishte pamundësuar realizimi i të drejtës së përcaktuar në dispozitën e theksuar” (pika 28 e raportit).

Si rrjedhojë, padia e Bislimajt është në Gjykatën Themelore, shkalla e parë, ku ai pret që ta fitojë këtë proces gjyqësor.

Image
Image
Image

Publikime te ngjashme