Gjuajtje me armë e hedhje të granatës – Policia tregon çka ndodhi në koncertin e Mozzikut në Gjilan

0 minutes, 42 seconds Read

Mbrëmë në oborrin e një diskoteke në Gjilan pati të shtëna me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Gjilan, Ismet Hashani. Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:50.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2023 rreth orës 1:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri”, thotë Hashani.

Policia ka gjetur një gëzhojë të armës si dhe një granatë dore e pa shpërthyer.

“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore e cila ishte e pa shpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka Hashani.

Publikime te ngjashme