Gjermanisë në alarm: “Putini mund të sulmojë NATO-n, ne e dimë se kur”

1 minute, 14 seconds Read

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s në më pak se një dekadë.

“Ekspertët tanë presin një periudhë prej pesë deri në tetë vjet në të cilën kjo mund të jetë e mundur”, tha ai për gazetën gjermane Der Tagesspiegel.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë, kështu që duhet të kemi parasysh që Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë”.

I pyetur nëse qeveria gjermane mund të bënte më shumë për të ndihmuar Ukrainën, Pistorius tha se vendi i tij ishte “mbështetësi i dytë më i madh i ndihmës ushtarake pas SHBA-së, dhe për këtë arsye më i madhi në Evropë”.

Megjithatë, sipas tij një gjë është e sigurt, Evropa po përballet me një situatë kërcënimi që nuk ka ekzistuar për 30 vjet.

“Ne e shohim këtë përmes sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë – së fundmi kundër miqve tanë në Baltik”.

“Nëse Putini fiton këtë luftë dhe pushton Ukrainën, rreziku për territorin e aleancës sigurisht që do të rritet gjithashtu”, potencoi ai mes tjerash.

Deklarata e tij vjen derisa gjatë ditës u raportua se një zyrtar i NATO-s paralajmëroi civilët që të përgatiten për konflikt me Rusinë.

Publikime te ngjashme