Nga Halil Geci
A na tregon lum Lumiri, çfarë ka ndryshuar LDK-ja,pos ardhjes së Kicës te Kucat.
Lumiri thotë se kemi diskutuar për listën e deputetëve që do shkojë në finale në zgjedhjet e ardhshme dhe hapjen e mëtutjeshme të LDK-së ndaj secilit të djathtë që ndan vizion të njëjtë me këtë shtëpi të demokracisë.
I them Lumit: Si mund të flasë LDK-ja e sotme për djathtizëm kur dihet se për më shumë se një dekadë është udhëhequr nga majtisti dhe komunisti i Marshal Titos spiuni i Millosheviçit dhe bashkëpunëtori i Rrahman Morinës-Isa Mutafa, i cili të ka sjellë ty o Lumë Lumi në LDK dhe po thuaj se t”gjithëve në krye të LDK-s duke e ndërruar strukturën djathtiste komplet, jo vetëm në kryesi, por edhe në komuna si dhe në Këshillin e përgjithshëm dhe ua keni përshtatur Polarit – alias Hashimit të Brojës njerëzit që i donte ai.
Po ashtu edhe i largonit të gjithë ata që ua sugjeronte Polari dhe Isa,në të gjitha nivelet komunale, edhe ti Lumir ishe pjesëmarrës në të gjitha proceset .
E pra, a mund të thuash se të gjitha këto nuk janë të vërteta? O ti Lum Lumi, kujdes si punon e me kë bashkëpunon se mund të të marrë lumi nga trillimet e pabaza në imagjinatën tënde!