Gashi: Një deputet i shumicës është bashkëpunëtor i BIA-së serbe

0 minutes, 45 seconds Read

Dardan Gashi, ka thënë në Debat Plus, se është një deputet/e i/e Kuvendit të Kosovës që është involvuar me BIA-n Serbe.

“Kemi njerëz në Kuvend të përfshirë me BIA-n serbe, edhe AKI e din dhe prokuroria”.

“E dimë moti, sa njerëz, ndoshta me emër e mbiemër. Disa me emër, që janë pjesë të sistemit. E di për një anëtarë të parlamentit që është punëtore i BIA-së. Me përgjegjësi të plotë që një anëtarë i Kuvendit, që është pjesë I koalicionit… jam në gjendje ti tregoj prokurorit. E din AKI I kanë përgjimet. Është një fillim I demaskimit”, tha ai.

Gashi tha se deputeti apo deputetja nuk është nga nacionaliteti serb.

Gashi tha se është i bindur për atë gjë që e tha madje theksoi se është i gatshëm të dëshmojë.

Publikime te ngjashme