Gashi: Në Evropë s’ka analfabetë funksionalë sikur në Kosovë, këtu edhe mësuesit s’kuptojnë çfarë lexojnë

0 minutes, 39 seconds Read

Opinionisti Shkëlzen Gashi mendon se nuk munemi që t’i sjellim në Kosovë ligjet nga Evropa.

Kjo, sipas tij, për shkak se këtu ka analfabetë funksionalë. Madje, ai shkoi edhe më tej, duke shtuar se këtu ka edhe mësues që nuk kuptojnë atë çfarë lexojnë, përcjell lajmi.net.

Këto deklarime i bëri në Pressing, ku veç tjerash pohoi se e kemi dekriminalizuar shpifjen, gjë për të cilën, siç tha ai, ka qenë vet kundër.

“E kemi dekriminalizu shpifjen me ligj. Që unë personalisht kam qenë kundër. Nuk mundemi me i marr ligjet prej Evropës. Atje i kanë, por atje nuk ka analfabetë funksionalë sikur këtu. Këtu edhe mësuesit nuk kuptojnë çfarë lexojnë”, vlerësoi ai.

Publikime te ngjashme