Gashi me lavdata për kryeministrin Kurti: “Çka kam unë faj që Albini është i mirë?’”

0 minutes, 49 seconds Read

Në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, analisti Blerim Gashi ka shpërthyer në lavdata për kryeministrin aktual të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta 10.

Arben Ahmeti ka pyetur tutje Gashin se a i ka ndodhë edhe atij që ta shajnë ani pse e pëkrahë Albinin, pasiqë ata që e kritikojnë Albin marrin sharje të shumta.

Gashi ka thënë se ballafaqohen edhe ata me kërcënime. Ai ka cituar shkrimtarin Umberto Eko që ka thënë që pa dalë rrjetet sociale vetëm mahalla e ka dit kush është budalla i mahalles, kur ka dalë facebooku e ka marrë vesh një dynja.

Gashi me gallatë ka thënë që do ta pyes Kurtin se a e kapë lemza dhe sa shpesh e kapë lemza edhe a ka mundesi me e dallu se kush e ka përmend.

Ahmeti ka thënë se Kurti nuk ka kohë të ndjekë kritikat tona në “Politiko”.

Publikime te ngjashme