Futbollisti pëson atak kardiak gjatë ndeshjes dhe vdes në spital

0 minutes, 58 seconds Read

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e futbollit, raportojnë të hënën mediumet e huaja.

Moustapha Sylla, ka vdekur pasi gjatë një ndeshjeje në Bregun e Fildishtë u rrëzua në fushë. 21-vjeçar ka qenë pjesë e ekipit Racing Abdijan, ndërsa rasti tragjik ka ndodhur në ndeshjen kampionale kundër SOL FC në kuadër të elitës së futbollit të këtij vendi.

Gjatë ndeshjes të luajtur të dielën, futbollisti Sylla për një moment ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, ndërsa bashkëlojtarët kanë reaguar me shpejtësi duke ftuar stafin mjekësor. Ai menjëherë është transportuar nga stadiumi me autoambulancë, por për fat të keq, pa arritur në spital ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve, bëhet e ditur se futbollisti i ri nuk i ka mbijetuar atakut kardiak gjatë ndeshjes, ndonëse klubi ka thënë se është në pritje të rezultateve të obduksionit. Sylla iu kishte bashkuar skuadrës së Racingut vitin e shkuar, ekip që ka marrëveshje bashkëpunimi me Nicen nga Franca për ta furnizuar me lojtarë nga Bregu i Fildishtë.

VIDEO

Publikime te ngjashme