Frikë për yllin e kombëtares, Rey Manaj aksidentohet rëndë në Turqi: Zbulohet gjendja e tij shëndetësore

0 minutes, 27 seconds Read

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë dhe sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Sivas të Turqisë. Menjëherë pas përplasjes, ai u transportua me urgjencë drejt spitalit për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.

Ndonëse futbollisti po qëndron ende nën mbikëqyrjen e rreptë të bluzave të bardha për vëzhgim të mëtejshëm, mjekët kanë konfirmuar zyrtarisht se ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën./lajmishqip.net

Design Plus Carousel Ad

Publikime te ngjashme