Forcat ukrainase po vendosin qen robotë të furnizuar nga Britania për të kryer misione spiunazhi dhe për të shpërndarë ilaçe për ushtarët në fushën e betejës.
Më shumë se 30 nga makinat, të njohura si Brit Alliance Dog (BAD2), u vendosën në trupat e Volodymyr Zelensky në Toretsk, rajoni Donetsk, shkruajnë mediat e huaja.
Qentë robotë, të cilët në realitet janë dronë tokësorë, përdoren për të eksploruar llogore, ndërtesa dhe zona me vegjetacion të dendur ku dronët ajror kanë vështirësi të kenë qasje.
Makineritë BAD2 mund të udhëtojnë me shpejtësi rreth 15 km/h dhe mund të bartin mbi 7 kg municion, furnizime mjekësore dhe elementë të tjerë thelbësorë të vijës së parë, thonë raportet.
Komandanti i Kurt & Company, një njësi e specializuar brenda Brigadës së 28-të të Mekanizuar të Ukrainës, tha për The Telegraph se njësia e tij po përdor makinat ‘shumë të rëndësishme’ në një përpjekje për të ‘shpëtuar jetën e ushtarëve’.
Njësia po ndryshon gjithashtu makineritë e tyre BAD2 për të ‘vepruar si një dron kamikaz kundër automjeteve ose ushtarëve të armikut’./Telegrafi