Fluksi i madh e paparë më parë i kosovareve drejt bregdetit të shqipërisë

0 minutes, 42 seconds Read

Media e Tiranës ka sjellë pamje të pazakonta të fluksit kosovar drejt bregdetit shqiptar për fundjavë. Sipas A2 CNN, kjo është situata e mëngjesit të kësaj të shtunë në autostradën “Ibrahim Rrguova”, pjesa kosovare e Rrugës së Kombit drejt pikës së Morinit.

Pra, edhe pse po operohet pa kontrolle kufitare, fluksi i madh ka çuar në situata të tilla të pazakonta.

Kosovarët vijojnë të jenë klientela bazë e bregdetit shqiptar, sidomos nga Velipoja në Durrës, duke bërë që shumë biznese në plazhin e Durrësit të mbahen hapur dhe ne vjeshtë a dimër nga prurjet e mëdha kosovare në fundjavë.

Kujtojmë se bregdeti shqiptar ka qenë e është dhe element i krenarisë kombëtare për shumë shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë, përballë serbëve apo sllavo-maqedonasve pa det.

Publikime te ngjashme