Filluan të dorëzohen kur e kuptuan se janë rrethuar nga ukrainasit, rusët hidhen “gabimisht” në erë nga artileria e tyre

0 minutes, 43 seconds Read

Ushtria ukrainase dhe ajo ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër në Andriivka.

Në një moment ukrainasit arritën të rrethojnë rusët, dhe kur e kuptuan se nuk kanë nga “t’ia mbajnë” – dorëzohen, transmeton Telegrafi.

Derisa rusët kishin hedhur armët dhe po dorëzoheshin, artileria ruse i hodhi në erë – duke menduar se janë ukrainas.

Kjo ndodhi për faktin se në po atë pozicion gjendeshin edhe ukrainasit, dhe artileria ruse nuk ishte në dijeni se trupat e saj po dorëzoheshin.

Në pamjet e filmuara nga ajri, shfaqet momenti kur ushtarët rusë hidhen në erë nga artileria që i godet direkt derisa ata po dorëzoheshin.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që rusët godasin trupat e tyre – duke menduar se janë ukrainas, dëshmi tjetër e mos koordinimit të operacioneve ushtarake në terren.

Publikime te ngjashme