Falë zotit që nuk është verë se, po e pickoi anza ndonjë serb, do të ftohet Këshilli i Sigurimit të OKB-së

8 minutes, 58 seconds Read

Në rrethanat kur përfaqësues të Bashkimit Evropian në poste pëgjegjëse deklarohen se ishin të shokuar pasi e moren lajmin se dy të rinj të komunitetit serb në Shterpcë u plagosën nga një person dhe nuk u shokuan kur u bllokuan rrugët kryesore dhe kur u rrahen katër shqiptarë në veri nga një grup huliganësh serbë. Heshtët zotëri sepse, thjeshtë ishin shqiptarë.

Vrasja e shqiptarit në burgun e Serbisë, kjo nuk na qenka shokante apo, për juve zotëri të ngarkuar me nacional-shovenizëm të tipit të kriminelëve dhe terroristëve të Vuqiqit Dhe Putinit, iu duke si gjë normale.

Dhe përderisa keni një sjellje të këtillë raciste, jo humane, jo njerzore ndaj një populli dhe kombi më të vjetër në Ballkan dhe evropë, në ketë rast populli, shqiptar, kurrë besimi ynë ndaj jush nuk do të kthehet sepse, thjesht jeni të ngarkuar në baza raciste, jeni të manipuluar nga gënjeshtrat serbe si mburrje kombëtare me të cilën mburren, ama, fatëkeqësisht kanë patur sukses.

Personi i cili ngarkohet, tani është në polici i identifikuar si përfaqësues i FSK-së, për çka organet zyrtare shtetërore të Republikës së Dardanisë, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, reaguan dhe shprehën keqardhje ende pa u zbuluar faktet, ani pse, çdo veprim i cili ka për qellim rrezikimin e jetrave të qytetarëve duhet të denohet Dhe të ndermirrën masa ndëshkuese por, për të gjithë njësoj.

A duhet që veprat kriminale, terroriste e banditeske, të vlerësohen sipas përkatësisë nacionale?!

Këtyre reagimeve iu bashkëngjitën edhe të tjerët, sepse janë qytetarë të Republikës së Dardanisë dhe shpresoj se nuk ka kurrfarë prapavijë politike, ani pse Serbia është e njohur publikisht dhe është e vërtetuar për kësi inskenime sikur rasti “Panda” në Pejë që edhe Vuçiq e pranojë më ne fund, por, ja që ndodhi momentet kur po ballafaqohemi me aktet terroriste serbo-ruse në veri të Ibrit të cilët, me bllokimin e rrugëve të arterjeve kryesore të komunikacionit ne të dy drejtimet keyesore, Jarinjë Dhe Bërnjakë, por edhe disa rrugë dytësore, me ç’rast u rrezikuan mijëra qytetar të cilet ishin të izoluar tërësisht të cileve iu pamundësua dhënia e çfarëdo ndihme në rast urgjente qe do të thotë se çdo qytetar ka qenë një viktimë potenciale, sepse ka qenë e pa mundur që t’i ofrohet çfarëdo ndihme mjekësore apo të ngjashme, qoftë edhe ndonjë fatëkeqësi e shkaktuar nga, uji, zjarri apo ndonjë rreziku të ngjashëm.

Dhe, për këtë askush nuk u shpreh i shokuar sikur u shprehen disa përfaqësues zyrtar të Bashkësisë Evropiane.

Zotëri, me sjelljet dhe veprimet e juaja jo parimore, jo humane, jo politike Dhe diplomatike, në fakt, po i fryni zjarrit të grupeveve kriminalo-terroriste serbo-ruse që në fakt po i trimëroni Dhe po ua hapni rrugën që, ligjet t’i bëjnë këta nxitës të konflikteve të reja në Ballkanin fragjil e të trazuar kryesishtë nga ndikimet e Serbisë më përkrahjën e Moskës.

Lista terroriste serbe e organizuar si parti politike në veri, siç e kemi cekur disa herë e siç jeni ju në dijeni më mirë se çdo qytetar serb e shqiptar, është krateri i trazirave jo vetëm në very, por në tërë territorin e Republikës së Dardanisë, dorë e zgjatur e Vuqiqit Dhe Putinit, ama, ju, ose nuk po doni, që ka gjasa reale, ose, nga frika e Putinit, disa qarqe edha nga simpatia ndaj tij, por në prapavijë, asnjëhere nuk reaguat sikur organe të Kontinentit të vjetër, fatëkeqësisht ende me metoda e politika të vjetra, kur janë në pyetje, shqiptarët.

Si do të reagoni ju zotëri, nëse në shtetet e juaja keni veprime terroriste, bllokim të arterieve kryesore të rrugëve, duke penguar lëvizjet dhe jetët e qytetarëve, të cilët, jetojnë në një shtet të cilin nuk e njohin, nuk e respektojnë, i shfrytëzojnë të gjitha beneficionet të cilat nuk i ka shumica absolute e popullatës, të cilët nuk paguajnë tatime, nuk paguajnë rrymë, largohen masovikisht nga institucionet shtetërore, nga ato të sigurisë, drejtësisë, prokurorisë për të vetmin qëllim, bllokimin e institucioneve shtetërore, defunksionalizimin e shtetit që është edhe qëllimi kryesor i Serbisë së kriminelit Vuçiq, pasardhës i ish kriminelit Millosheviq, bashkëpunëtor dhe pjesëmarrës në krime e gjenocid ndaj shqiptarëve sipas programeve të Kishës dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve që nga “ Naçertania” e deri në vitin 1999 ku, ju ishit ata nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, reaguat për ta shpëtur një popull të tërë.

Nëse një qytetar në shtetet e juaja sillet sikur po sillen serbët në veri me tentim që t’i shantazhojnë edhe qytetarët në pjesën tjetër të Dardanisë, a i konsideroni ata qytetar legal apo ilegal dhe, me siguri do t’i deportoni atje ku ata deshirojnë të jetojnë, sepse konsiderohen ilegal, në rastin konkret në Serbi.

E di që tingëllon si ndjekje por, sjelljet e tyre, të detyrojnë, ose në largim ose vetlargim sepse, po e bllokojnë një popullatë shumicë prej 96% duke iu pa mundësua një jetë normale, demokratike institucionale që, faktikishtë, është tentim i Serbisë ku permes një Asociacioni një etnik në një shtet multietnik me kompetenca ekzekutive, t’ia arrin qëllimit që, njëherë t’i marrin ato kompetenca e pastaj të vet-deklarohën për vet-shkëputje me qëllim të zaptimit të pjesës veriore e që për pjesën tjetër të 96% të popullatës është e pa pranueshme duke rezistue me koston më të lartë.

Këtë fakt, duhet ta ketë në dijeni Bashkësia Ndërkombëtare, në rend të parë Evropa, po ashtu edhe SHBA. Kjo është alfa dhe omega e pjesës tjetër të Dardanisë.

Si të shpjegohet tani, fenomeni i kërkesave të partisë terroriste serbe me direktivat e shtetit kriminal serb se, duhet më shumë prezenca e EULEX-it dhe KFORI-t në vendbanimet shumicë serbe gjoja se janë të rrezikuar nga shqiptarët. Tani, kush po nxitë e kush po i frikson serbët ther dhe ku është qëllimi. A duhet koment. Me siguri jo. Atëherë, nuk është e vështirë të caktohet se kush po nxitë luftë ndër-etnike.

Zotëri, nëse e pranoni një kërkesë të këtillë Dhe njëherit i bashkangjiteni një veprimi për deshtetëzimin e defunksionalizim të Dardanisë, me qëllim deri të “anulimin e pavarësisë”, sipas aktiviteteve të Serbisë për njohje edhe pse egziston marrëveshja që një veprim i tillë nuk do të ndoDhe, duke has në përkrahje dhe propagandë të disa shteteve evropiane, disa në prapavijë e disa haptas, posaqërisht ato që nuk e njohin shtetin e Dardanisë, do të kemi probleme shumë serioze sepse, popullata shumicë kurrë nuk do ta pranojë një zgjidhje të tillë duke reaguar në mënyre sikur reagohet kur mbrohet liria e një vendi.

Një gjë duhet, mënjëre të ndërmerret Dhe ate urgjentisht: Nuk ka ma bllokim të rrugëve duke i rrezikuar jetët e qytetarëve të rëndomtë përkrahës të institucioneve demokratike të zgjedhura me votën e popullit shumicë, për herë të parë në historinë dardane me mbi 51%.

Zotëri nga Evropa, në rend të parë, por edhe nga SHBA, duhet ta keni të qartë se, një tretman i pa barabartë apo i njëanshëm duke iu adaptuar kërkesave të një shteti kriminel e gjenocidal, i cili përmes partive terroriste të themeluar pa kurfar vullneti demokratik në mesin e vet serbëve të cilët, në fund po mbajnë protesta kundër Listës serbe respektivisht kundër diktatorit Vuçiq, nëse nuk i ndërroni qëndrimet e juaja duke heshtur që shtetit kriminel, luftë-nxitës Dhe përkrahës i diktatorit Putin i Rusisë kriminale e gjenocidale, durimi, heshtja, Dhe pranimi i çfarëdo zgjedhje në dëm të shqiptarëve me plagë, dhimbje dhe në pritje të kthimit të pagjeturve me trupat e të cilëve Serbia don të bëjë pazare, i ka ardhur fundi.

Shqiptarët, pritën dhe për hërë të fundit po presin me shpresë që ndërgjegjja e juaj të kthehet tek ata që i marrin vendimet e mëdha në dëm të poujve të vegjël, duke mos u përseritur vitet, 1878/1913, vite të cilat e sollën popullin shqiptar buzë katastrofe duke i shpërngulur nga trevat e tyre shekullore përmes vrasjeve, masakrave dhe gjenocidit, reagime do të ketë, jo vetëm brenda vet shteteve e trojeve ku jetojnë shqiptarët të ndarë në 5 shtete, por, edhe nga diaspora e gjerë shqiptare ku konsiderohet se janë mbi 20 milion.

Askush nuk mund të garantojë që, shtetet në të cilat jetojnë shqiptarët, në shenjë pakënaqësie e revolte e padrejtësie ndaj një kombi, nuk do të ketë reagime me të cilat, besoj se nuk do të dëshironte të ballafaqohet asnjë shtet demokratik, mire-pritës dhe mikpritës për qendrimin e tyre duke i shfrytëzuar të gjitha të drejtat dhe duke e pranuar nënshtetësinë e atyre shteteve duke u treguar lojal.

Diaspora shqiptare në luftën e fundit ndaj okupatorit serb, jo që e financoi luftën por edhe mori pjesë aktive.

Deklaratat e përfaqësuesve të shteteve evropiane të papërgjegjshme dhe koturu, mund të nxisin reagime të padëshirueshme Dhe të rrezikshme. Prandaj, fjalët publike e personaliteteve të larta shtetërore, të shteteve pjesëmarrëse në zgjedhjen e marrëveshjeve në mes të dy shteteve me një armiqësi shekullore, duhet të maten e të vlerësohen duke u bazuar edhe në fakt e historike, për ta përmbyllur një kapitull të përgjakshëm Dhe tragjik ne mes të dy popujve fqinjë.

Serbisë, duhet t’i bëhet me dije, e sa po duket po hezitoni se, nuk është koha e Rusisë cariste, as të Stalinit, Hrushqovit, Gorbaçovit, Jelcinit e as e diktatorit Putin, nëse mendoni se nuk është.

Serbia, me një bagazh të lartë kriminal, pa ulje koke, pa pendim e kërkimfalje për gjenocid, zgjedhje të pranueshme për poullin shqiptar, nuk do të ketë.

Duket si pesimiste por, e vertetë.

NGA: HAFIZ SHALA

Publikime te ngjashme