Connect with us

Magazina

Olti Curri i reagon Stresit: “Feja e ndalon edhe promovimin e drogës, seksit dhe alkoolit..”

Publikuar

me

Në natën e sotme Prime të Big Brother VIP Kosova ka pasur një sërë debatesh të mëdha.

E gjitha nisi nga disa deklarata që Edon Shileku bëri pas daljes nga BBVK lidhur me komunitetin LGBT+.

Pas reagimeve të aktorit kundër Stresit, sipas të cilit ky i fundit “kishte ndryshuar mendimet karshi këtij fenomeni”, një mendim e dha edhe opinionisti i këtij formati televiziv, Olti Curri.

Foto: Screenshot/YouTube

Curri ka thënë se Edoni u eliminua nga BBVK vetëm për shkak të orientimit të tij seksual dhe është votuar nga “shumica homofobe”, teksa iu drejtua me disa fjalë edhe reperit nga Shqipëria.

“Feja u përmend në lidhje me orientimin seksual, por feja po ashtu ndalon edhe promovimin e alkoolit, zhveshjes, prostitucionit. Prandaj, nëse në tekste i ke kënduar seksit e alkoolit, ke promovuar një gjë që është në kundërshtim me fenë”, i tha Olti, Stresit.

Foto: Screenshot/YouTube

Stresi pati po ashtu edhe një përplasje me Ana Kabashin, pasi artistja u pajtua me fjalët që Edoni kishte thënë për atë.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) i tha Anës se është dinake për shkak të disa veprimeve që bëri këtë mbrëmje. /Telegrafi/

Reklama