Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka goditur me shishe uji ministrin e Shtetit, Taulant Balla, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Teksa Balla po mbante fjalim, deputeti demokrat me shpejtësi shkoi te foltorja për ta goditur me shishe.
Menjëherë ndërhyri Garda dhe e bllokoi Nokën, por arriti ta gjuante shishen në drejtim të Ballës.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga seanca deputetin e PD-së.
Seanca u ndërpre deri në qetësim të situatës.