Një debat i nxehtë është zhvilluar në një studio televizive mbrëmjen e sotme mes dy analistëve, Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshit.
Debati ka eskaluar kur analisti Spahiu përmendi nënën e Halil Matoshit.
Së pari, Matoshi u shpreh se nuk mund të barazohet dhuna ndaj tjetrit përmes lirisë së shprehjes.
Për këtë, Matoshi mori një kundër-replikë nga Spahiu. Në studio u diskutua për satirën, lirinë e shprehjes dhe artin.
“Kush tha, nuk e kuptove. Ja ke nisur me u rrallu, mos me kuptu një tekst të thjeshtë”, i tha Spahiu – Matoshit.
Ai duke thënë se është deklaratë satirike përmendi në një deklaratë nënën e Halil Matoshit.
“Unë nëse e vizatoj një pikturë qetu lakuriq, nudo, edhe them nana e Halil Matoshit. që nuk është satirë”, tha Spahiu, për çka u cilësua si ofendim nga ana e Matoshit.
“Ki mundet me thonë nana e Nexhmedin Spahiut, por mos ofendo”, ia ktheu Matoshi.
“Totalisht i shllajfitur, totalisht”. Për këtë reagoi edhe moderatori Kushtrim Sadiku, i cili u shpreh se “t’i lëmë nënat rehat”.