Escobari e vendos pikën: Lajçaku nuk do të largohet, Kurtit e Osmanit u kërkova t’i dënonin sulmet ndaj tij

2 minutes, 45 seconds Read

Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë një intervistë të gjatë për Zërin e Amerikës, ku ka folur për shumë tema, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Sebrisë. Në fakt, Escobar ishte i qartë në përkrahjen e ShBA-së për Miroslav Lajçakun, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Në intervistë, z. Escobar e theksoi se Lajçakn gëzon besimin e plotë të ShBA-së dhe BE-së. Prandaj, sipas Escobarit, Lajçak, njëriu i shumë kritikuar nga Kosova, nuk do të largohet nga lehtësimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas kësaj, Escobar kërkoi nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministrit Albin Kurti, që të jetë më pragmatike.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës.” – tha ai.

Në intervistën e tij, z. Escobar i përmendi edhe sulmet ndaj Lajçakut, duke thënë se ndihet i “alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës”. Tutje, Escobar tregoi se i ka kërkuar Kurtin dhe presidentes Vjosa Osmani që të dënojë sulmet ndaj Lajçakut.

“Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme.” – tha ai.

Gjatë intervistës për “Zërin e Amerikës”, Escobar e kritikoi qasjen e Qverisë së Kosovës, e cila, sipas përfaqësuesit amerikan, e ka marrë dialogun si një opsion vetëm “poo se jo”. Ai tha se Serbia nuk duhet të bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës.

“Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës. Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian.” – theksoi ai.

Publikime te ngjashme