Erdogan dekoron Kosovën me medalje presidenciale për shërbimin humanitar pas tërmeteve në Turqi

0 minutes, 56 seconds Read

Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga Recep Tajip Erdogan për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit që goditën Turqinë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se për shërbimin humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit që goditën pjesën jugore të Turqisë, Kosova është dekoruar me medalje presidenciale nga presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan.

Dekorimi me medalje presidenciale vjen edhe si meritë e kontributit të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe vullnetarëve tjerë nga Kosova.

“Në ceremoninë e dhënies së medaljes presidenciale dhe urdhrit të shërbimit të shquar humanitar pas tërmeteve të 6 shkurtit në pjesën jugore të Turqisë, Republika e Kosovës ishte ndër vendet e dekoruara me medalje nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si meritë e kontributit të pakursyer të ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Tërmetet që goditën Turqinë në shkurt të këtij viti lanë të vdekur mbi 50 mijë persona derisa dëmet materiale ishin disa miliardëshe./Telegrafi

Publikime te ngjashme