Erdhi nga Parisi, ishte nga fshati Shtiqën, vëllai i vetëm: Të dhëna të reja për të vrarin në Prizren

1 minute, 12 seconds Read

Visart Cengu, është 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në Prizren. Ai ishte me origjinë nga fshati Shtiqen i Kukësit. Sipas burimeve të Nacionales, ai nga viti 2005 ishte zhvendosur nga fshati për në qytetin e Kukësit bashkë me familjen.

Por që një kohë Cengu ishte zhvendosë për në Francë.

Ai ishte vëlla i dy motrave.

Si ndodhi rasti?

I dyshuari kryesor sipas hetuesisë besohet të jetë kosovari Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si Kobra. Bashkë me Dibranin janë edhe pesë persona të tjerë që po intervistohen nga Policia.

Për Nacionalen detaje për këtë ngjarje ka dhënë prokurorja e rastit.

Sipas prokurores së rastit Nazan Shero i dyshuari Dibran Hoxhaj bashkë me disa të tjerë po e vazhdojnë intervistimin në stacionin e Policisë në Prizren.

“Jemi në hetime e sipër. Ende nuk kemi asgjë konrete. Të gjitha veprimet hetimore jemi duke i ndërmarrë. Nuk mundem asgjë tjetër me iu konfirmu. Të gjithë ata që kanë qenë prezent, edhe Dibrani edhe të tjerët janë duke u intervistuar. Ekspertiza do të tregojë se si u vra”, ka thënë Shero për Nacionalen.

E tutje si pasojë e sherrit që besohet se nisi në lokalin ku besohet se Kobra është pronar, u plagos edhe një person tjetër i moshës 27-vjeçare.

Intervistimi i Kobrës po vazhdon edhe në këto momente në stacionin policor të Prizrenit.

Publikime te ngjashme