Enver Dugolli, deputet i VV’së ka reaguar pas konferencës së kreut të AAK’së Ramush Haradinajt i cili ka thënë se Kurti është falur nga Vojislav Kostunica, në kohën kur ka qenë në burg në Serbi.
“Mos e harroni një fakt, Vojsallav Koshtunica është profesor i Kushtetueses. Kështu ai duke qenë profesor dhe president i Serbisë ka nënshkruar faljen vetëm për një shqiptar, për zotrinë Albin Kurti”, ka theksuar kreu i AAK’së.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Dugolli i cili ka thënë se edhe ai është liruar nga ligji për amnisti i asaj kohe.
“Duke qenë se edhe vetë kam qenë peng i luftës dhe i burgosur politik konfirmoj me përgjegjësi të plotë morale e ligjore se jo vetëm z.Kurti, por janë liruar qindra të burgosur politik që mbaheshin pengje në burgjet serbe, pas presionit të madh publik e diplomatik ndërkombëtar ku si rrjedhojë parlamenti serb u detyruar të miraton ligjin për amnisti si formë për të përmbushur një kërkesë të drejtë ndërkombëtare kundrejt të burgosurve shqiptar. Në atë proces jam liruar edhe unë sikurse qindra të burgosur (ka në AAK ish të burgosur që e dinë këtë fakt), ashtu siç është liruar edhe z.Kurti”, ka shkruar Dugolli.
Postimi i plotë i tij
Ramush Haradinaj nuk po e thotë të vërtetën
Duke dëgjuar një konferencë për media të Ramush Haradinajt me partnerët e tij politik, në mesin e shumë huqjeve të tij, dëgjova edhe njëherë një gënjeshtër të kulluar sa i takon lirimit të Albin Kurtit nga burgjet serbe. Z.Haradinaj tha se është “..Albin Kurti është i vetmi që është liruar nga burgu nga Koshtunica…”
Duke qenë se edhe vetë kam qenë peng i luftës dhe i burgosur politik konfirmoj me përgjegjësi të plotë morale e ligjore se jo vetëm z.Kurti, por janë liruar qindra të burgosur politik që mbaheshin pengje në burgjet serbe, pas presionit të madh publik e diplomatik ndërkombëtar ku si rrjedhojë parlamenti serb u detyruar të miraton ligjin për amnisti si formë për të përmbushur një kërkesë të drejtë ndërkombëtare kundrejt të burgosurve shqiptar. Në atë proces jam liruar edhe unë sikurse qindra të burgosur (ka në AAK ish të burgosur që e dinë këtë fakt), ashtu siç është liruar edhe z.Kurti.
Prandaj, është mirë qe z.Haradinaj të kërkon falje për këtë gënjeshtër të paskrupullt.