Eksperti rus befason me deklaratën e tij, thotë se “Rusia duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”

1 minute, 22 seconds Read

Koha është tani në anën e Ukrainës dhe Rusia duhet t’i japë fund këtij konflikti sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo deklaratë befasuese, besojeni ose jo, vjen nga një ekspert rus, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Pamjet e shpërndara nga Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, tregojnë panelistët që diskutojnë luftën në Ukrainë në atë që duket të jetë televizioni shtetëror rus.

Dhe aty, një ekspert thotë se koha tani është në anën e Ukrainës dhe ndan shqetësimet e tij rreth sasisë së madhe të armëve që po u dërgohen atyre.

“Më duket se me çdo furnizim, me çdo transferim të armatimit perëndimor, forcat e armatosura të Ukrainës po fitojnë më shumë aftësi sulmuese, operacionale dhe luftarake…”, citohet të ketë thënë ai.

Kështu, ka vlerësuar ai: “Ne duhet t’i japim fund këtij konflikti, për mendimin tim sa më shpejt të jetë e mundur”.

Deklarata e tij vjen në ditën kur Inteligjenca e NATO-s vlerëson se për çdo ushtar ukrainas të vrarë duke mbrojtur Bakhmutin, forcat ruse kanë humbur të paktën pesë.

Ndryshe, zyrtarët ukrainas kanë pohuar vazhdimisht se po i shkaktonin humbje të mëdha Rusisë ndërsa Moska u përpoq të merrte Bakhmutin.

Ndërkohë Instituti për Studimin e Luftës tha gjithashtu se përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Bakhmutin kishin përkeqësuar ndjeshëm kapacitetin e saj për ofensiva shtesë. /Telegrafi

Publikime te ngjashme