Ekskluzive 2/ Kush është në fakt pronari i vërtetë i operatorit për internet dhe kabllor – ArtMotion?

32 minutes, 32 seconds Read

EKSKLUZIVE (2): Kompania që e ka në pronë ArtMotion shpk, një kompani që është e licencuar nga ARKEP për komunikime elektronike dhe e nga KPM si shpërndarës kabllovik është e regjistruar në Maqedoni, si investim i huaj nga Serbia, me adresë të pronarit në: “Peç, Serbia”. Drejtori i ArtMotion një punonjës i Devolli Corporation – z. Valon Shala, kurse në LinkedIn si drejtor i ArtMotion paraqitet z. Kushtrim Gojani, njëherit pronar i kompanisë që e ka në pronë Klan Kosova shpk.

Pas hulumtimin për pronësinë e Klan Kosova shpk, KosovaPost ka vazhduar me hulumtimin e pronësisë të firmës ArtMotion shpk. Në kohën kur i gjithë opinioni publik e din që ArtMotion  është pronë e vëllezërve Devolli më saktësisht Shkëlqim Devollit nga hulumtimi ynë e vërteta del të jetë krejt ndryshe dhe për më tepër SKANDALOZE.

Kush është në fakt pronari i vërtetë i operatorit për internet dhe kabllor – ArtMotion? Mjegulla rreth shnëdrrimit të “NPSh ArtMotion” BI në “ArtMotion” shpk. Si u bë kalimi i pronësisë tek shoqërija maqedonase, ku pronari i vetëm i saj figuron me adresë “Pec, Srbija”.

Në qindra faqe materiale të siguruara dhe të nxjerra ngha nga institucionet e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore çuditërisht askund nuk figuron emri i biznesmenit  Shkëlqim Devollit.
Pronësia e operatorit të internetit dhe shpërndarësit kabllor të TV-së – ArtMotion, në bazë të dokumenteve që ka siguruar KosovaPost, është tepër e ndërlikuar.

Historia fillon nga një biznes individual në pronësi të z. Muharrem Hajredini, me banim në Ulpianë, Prishtinë dhe me origjinë nga Presheva, së bashku me djemët e tij Kujtimin dhe Shpendin. Ky biznes individual është regjistruar më 08 korrik 2002, nën NRB: 80660529 (nr. fiskal: 600068226, sepse në atë kohë nuk ka pasur NUIB).

Pjesë nga ekstrakti historik i ArtMotion në ARBK, të cilin e kemi pranaur nga ana e ARKEP, e për të cilin ekstrakt na është thënë nga ARKEP se ArtMotion e ka ngarkuar në sistemin e tyre online, me rastin e aplikimit për autorizim (licencë). Është interesant të theksohet se i njejti dokument nuk ka qenë në mesin e dokumentave që i kemi pranuar nga ARBK, sipas kërkesës tonë dhe ankesës në AiP.

Më datën 28 shkurt 2017, sipas historiatit të këtij biznesi, të cilin e kemi pranuar nga ARKEP më 19 maj 2023, ky biznes “e ndrron tipin (nga biznes individual) në Shoqëri me Përgjegjësi të Kufuzuar me emër të biznesit “ArtMotion” SH.P.K. dhe merr numër të ri të biznesit 71364887 dhe është vazhdim i biznesit të mëhershëm.”

Në këtë kohë në fuqi ka qenë LIGJI nr. 02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE i datës 01.10.2008 dhe LIGJI NR. 04/L-006 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR.02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE i dt. 22.07.2011. Në këtë ligj *nuk* ka qenë i paraparë shndërrimi nga biznes individual në shoqëri (kompani), qoftë në sh.p.k., në Sh.A., apo shoqëri komandite. Kjo gjë – shnëdrrimi nga biznes individual në shoqëri – është bërë e mundur vetëm me ligjin aktual LIGJI Nr. 06/L -016 PËR SHOQËRITË TREGTARE, i cili është miratuar më dt. 24.05.2018, dhe ka hyrë në fuqi diçka më vonë. Janë nenet nën pjesën e nëntë të këtij ligji që parashofin kësi shnëdrrimesh.

Në mesin e shumë pyetjeve që kemi dërgur në ARBK, për të cilat kemi pranuar përgjegje vetëm pas intervenimit të AiP – Agjensioni për Informacion dhe Privatësi, ARBKnë e kemi pyetur edhe për këtë situatë të ndërrimit:

Pyetje 4: Me cilën dispozitë (cilin nen të ligjit, plotësim – ndryshim të ligjit), më 28.02.2017 është bërë ndryshimi i statusit nga “Art Motion” N.P.Sh./N.I/B.I në “Art Motion” Sh.P.K?

Përgjigje 4: Ligji i vjetër për Shoqëritë Tregtare i vitit 2008 dhe as Ligji i plotësuar – ndryshuar për Shoqëritë Tregtare i vitit 2011, nuk kanë paraparë dispozitë për shndërrimin e një biznesi nga biznesi individual në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar siç e përcakton Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare i vitit 2018, në nenin 253, mirëpo në atë kohë së pari sipas kërkesës së palës për ndryshim të tipit të biznesit, ARBK ka lëshuar një konfirmim për këtë ndryshim, dhe pastaj pasi pala është pajisur me Vërtetim Tatimor nga ATK (arsyeja – ndryshimi i formës së biznesit) ka aplikuar në përputhje me nenin 33 të Ligjit Nr. 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare (ligji i vitit 2008) mbi bazën e të cilit është bërë regjistrimi, themelimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, ndërsa biznesi individual automatikisht është shuar.

ArtMotion si operator kabllor, i liçencuar (autorizuar) nga ARKEP

Duke ju referuar Regjistri i Njoftimit të Ndërmarrjeve të Autorizuara nga ARKEP për Ofrimin e Rrjetave dhe/ose Shërbimeve Publike të Komunikimeve Elektronike, i kemi bërë pyetje ARKEP-it për këtë situatë, duke argumentuar se të gjitha autorizimet (licencat) e “ArtMotion” shpk të lëshuara nga ky rregullator janë të datave para 28 shkurt 2017, kur biznesi individual është shnëdruar në shoqëri. E kemi pyetur ARKEP-in nëse këto autorizime (licenca) i janë dhënë biznesit individual “ArtMotion” BI (N.P.Sh. “ArtMotion”), e që në ARBK figuron si i shuar dhe se si i janë bartur këtë autorizime (licenca) kompanisë aktive – shoqërisë “ArtMotion” shpk. Në këtë kuadër i kemi kërkuar formën e skanuar të të gjithë bazës materiale: kërkesa të shkruara, dokumenta të bashkangjitur, etj. të përdorura që nga aplikimi i parë i ArtMotion deri më sot.

Kemi pranuar një përgjegje në 19 prill dhe një tjetër në 19 maj 2023: Ashtu siç ju kemi njoftuar në e-mailin e datës; 19 Prill, 2023, edhe tani ju njoftojmë se bazuar në Kornizën Rregullatore për Komunikimet Elektronike, të gjithë Ndërmarrësit, të cilët dëshirojnë të ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime publike të komunikimeve elektronike, përpara fillimit të ushtrimit të aktivitetit duhet të përfundojnë procedurën e njoftimit përmes plotësimit të formularit përmes platformës së aplikimit ‘Online’ http://aplikime.arkep-rks.org/SQ. Po ashtu, e tërë procedura e njoftimit nuk bartë në vete asnjë kosto financiare, pra është pa pagesë. Rrjedhimisht, për të qartësuar më tutje, me legjislacionin aktual, i cili e ka transpozuar Kornizën Rregullatore të BE-së, regjimi i licencimeve është zëvendësuar me regjimin e Autorizimeve të Përgjithshme (AP).

Prandaj, duke pasur parasysh këto lehtësime, të cilat i parasheh korniza aktuale Rregullatore për Komunikimet Elektronike, deri më tani një numër i konsiderueshëm i ndërmarrjeve kanë kryer procedurën e njoftimit, e po ashtu kemi edhe një numër të theksuar të ndërmarrjeve, të cilat kanë njoftuar për aktivitete të reja (shtim aktiviteti), ndërprerjen e aktiviteteve të caktuara, ose kur është e nevojshme që të bëhet ndonjë ndryshim tjetër si psh: të dhënat në formularë kanë pësuar ndryshime, ndryshimi i formës ligjore, etj.

Sa i përket rastit konkret, lidhur me ndërmarrjen ‘Artmotion’, ARKEP ka pranuar notifikimin për ndryshimin e formës ligjore dhe emrit për N.P.SH. ‘Artmotion’ nga përfaqësuesi i autorizuar përmes platformës ‘Online’ për notifikime. Prandaj, ‘ARTMOTION’, Sh.p.k. konform ndryshimeve të bëra dhe plotësimit të kushteve është vendosur në regjistrin e ndërmarrjeve që kanë kryer notifikimin, si dhe i është lëshuar dokumenti ‘Konfirmimi i Njoftimit’ me Nr. 009/A/18.

Prandaj, nga këndvështrimi legjislacionit në fuqi, ashtu si deri më tani janë zbatuar me përpikëri të gjitha dispozitat e kornizës rregullatore për rregullimin e aktiviteteve të komunikimeve elektronike.

Ndërlidhur me kërkesën tuaj për qasje në dokumente zyrtare, Ju informojmë se ashtu siç e kemi sqaruar me larte i gjithë procesi është kryer përmes platformës ‘Online’ dhe si rrjedhoje është lëshuar dokumenti ‘Konfirmimi i Njoftimit’.

Sa i përket pyetjeve tuaja rreth strukturës pronësore dhe çështjeve tjera, ato çështje janë jashtë domenit të rregullimit dhe të përgjegjësive të ARKEP dhe lidhur me këto ju lutem t’i drejtoheni institucioneve relevante.

Bashkëlidhur me këtë shkresë po ju përcjellim:

          Udhëzuesin për përdorimin e platformës së aplikimeve ‘Online’,
          Certifikatën e Biznesit Artmotion shpk, dhe
          Informatat e Biznesit, ndryshimin e statusit.

Sipas përgjegjes së ARKEP, del se “ndërrimi i formës juridike” të ArtMotion është marrë si gjë e mirëqenë për ta dhe nuk është kontrolluar nga ndonjë zyrë juridike brenda ARKEP-it. Burimet tona thonë se zyrtarja kryesore për punë juridike në këtë rregullator, verën e kaluar është zgjedhur gjykatëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Gjithashtu, meqë i gjithë procesi i aplikimit në ARKEP nga ana e ArtMotion (cilido nga dy sosh) qenka bërë në mënyrën ‘online’, nuk paska mundësi që të kemi, së paku, një historiat (një “timeline”) që shumë lehtë do të mund të nxirrej nga sistemi i tyre elektronik për aplikim ‘online’, i cili që qenka “me standarde të BE-së”.

Tja përkujtojmë këtu opinionit se ARKEP (deri në 2012 është quajtur ART), i ka edhe së paku dy histori shumë të mjegullta sa i përket ndërrimit të liçencave të operatorëve. Rasti i parë kur liçenca e “Kujtesa” shpk i ka kaluar “Kujtesa Net” shpk, ndërkohë që shoqëria e parë është shuar. Dhe rasti flagrant kur liçenca për telefoni mobile virtuale e “Dardafon” LLC i ka kaluar “Dardafon Net” LLC (përkatësisht Z-Mobile). Ky ndërrim ka bartur në vete edhe shumë paqartësi që lidhen me pronësitë e këtyrë dy shoqërive që i kanë kaluar liçencat njëra-tjetrës, me miratim të ART-së (ARKEP), temë kjo që është lakuar deri tek ambasadat e shteteve mike në vendin tonë e gjithashtu edhe në Komisionin Hetimor të Kuvendit të Kosovës në 2019, puna e të cilit u ndërpre për shkak të dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Në këto periudhë në krye të ART/ARKEP kanë qenë: Anton Berishaj, Ekrem Hoxha dhe Kreshnik Gashi.

ArtMotion si operator kabllor, i liçencuar nga KPM

ArtMotion si operator kabllor ka përmbajtje shumë të pasur televizive, në veçanti atë sportive edhe ligat vendore, edhe ato ndërkombëtare, duke e krijuar kësisoj një situatë të elemente të monopolit. Opinioni ka qenë i njoftuar se para një kohe, në fillim të vitit 2022, edhe Kujtesa Net i është bashkuar në një formë ArtMotion, gjykuar sipas vendndodhjes, stafit menaxhues, programacionit, etj. Këtë vit, sipas burimeve tona, ky lloj koncentrimi i tregut është bërë objekt i një hetimi nga ana e Agjensionit të Konkurrencës. Kujtesa Net deri para disa kohësh ka qenë në pronësi të Kujtesa Sarl nga Luksemurgu, sot, sipas ARBK, pronarë të shumicës së aksioneve janë vëllezërit Peja, kurse një pjesë të vogël e ka Southeast Europe Equity Fund II – një fond investiv i lidhur me BERZh-in e që është i regjistruar në Ishujt Kajman).

Është interesnt të përmendet se një pjesë e përmbajtjeve sportive të ArtMotion emitohet vetëm në serbisht. Kjo përmbajtje sporitve, përkatësisht e drejta për ritransmetim, gjykyuar sipas logos që del gjatë ndeshjeve dhe reklamave që shfaqen në pauza, tregon se kjo përmbajtje televizive blihet nga firna serbe – ArenaSport DOO. ArenaSport është një kompani serbe që është 100% në pronësi të ndërmarrjes shtetërore – Telekom Serbia AD. Po këtë përmbajtje, përfshirë edhe kanale televizive tjera, si: RTS, TV Pink, Happy TV, etj. emitohen, përveç nga vet ArtMotion, gjithashtu edhe nga Kujtesa Net dhe TelKos.

Vitin e kaluar, me kërkesë të autoriteve kosovare këta operatorë i kanë hequr kanalet ruse, si Sputnik, Russia Today, etj.

Kurse, mts DOO (Mitrovicë veri), një operator i licencuar sipas marrëveshjes së Brukselit, referuar faqes së tyre, ende nuk i zbatojn kërkesat e KPM-së. P.sh. ky operatior nuk i ka larguar nga programacioni kanalet e regjimit të Putinit, me urdhër nga Vuqiq e ka hequr nga programacioni TVnë opozitare N1, nuk e zbaton kërkesën e KPM-së që tek renditja e kanaleve nën numër 1, 2, 3, … të jenë RTK1, RTK2, dhe kanalet tjera me licencë nacionale në Kosovë, etj.

A mund të jetë kjo “arsyeja” – blerja e kontentit televiziv nga ArenaSport e Telekom Serbia- që këto shoqëri që janë pronare teë ArtMotion, të jenë të regjistruara në Maqedoni të Veriut dhe ate si investime të huaja nga Serbia e me adresa të llojit “Pec, Srbija”, apo “Djakovica, Srbija”? Edhe pas shumë tentimeve, ne nuk kemi arritur te kontaktojmë as z. Shala, e as z. Gojani, që situatën e bënë edhe më të dyshimt.

Raporte të ndryshme të gazetarisë hulumtuese e kanë akuzuar diktatorin serb Vuqiq se me anë të Telekom Serbia, e kompanive të saja bija, si: mts, ArenaSport, m-tel Austria, etj. po monopolizon tregun medial jo vetëm në Serbi, por edhe më gjerë në Rajon e në vendet e EU-së.

Ekstrakt nga regjistri tregtar i Serbisë, shoqërija Arena Channels Group (ArenaSport) dhe pronarja e saj – Telekom Serbia. Burim: apr.gov.rs.

KPM-së ja jemi bërë këto pyetje dhe kemi pranuar këto përgjigje:

P1: Tek REGJISTRI I TV PËRMES OPERATORËVE TË SHPËRNDARJES – 2023, nën nr. rendor 15 dhe 31 figuron “ArtMotion”. A bëhet fjalë për ndërmarrjen ArtMotion B.I. me NUIB: 80660529, apo për  ArtMotion sh.p.k. me NUIB: 810200866?

“Artmotion” SH.P.K., NUI: 810200866.

P2: Pse një pjesë e përmbajtjes televizive të këtij operatori kabllor/IPtv/OTT është vetëm në gjuhën serbe, dhe nuk ofrohet edhe në Gjuhën Shqipe?

Në pajtim me Rregulloren për Shpërndarjen e Shërbimeve Mediale Audi dhe Audiovizuele (KPM-2020/01), respektivisht Nenit 4, paragrafi 1, Operatorët e shpërndarjes obligohen që shpërndarjen e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele ta bëjë vetëm në bazë të marrëveshjeve valide për shpërndarjen e tyre.

Ndërsa, sipas Nenin 5, paragrafit 1 operatorët e shpërndarjes kanë të drejt të përcaktojnë se çfarë shërbimesh do të shpërndajnë, përveç nëse kjo e drejt nuk kufizohet me anë të rregullores në fjalë.

Kurse, sipas Nenin 5 paragrafi 2, operatorët e shpërndarjes duhet të garantoj se shërbimet mediale audio dhe audiovizuele të shpërndara prej tij janë në pajtueshmëri me Ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë këtë fushë, ndërsa sipas paragrafit 3 të Nenit 5, në rast se operatori gjen se një shërbim audiovizuel ka përmbajtje ilegale, ai detyrohet që menjëherë ta ndërpres shpërndarjen e përmbajtjes ilegale dhe të kujdesët që kjo situata të mos përsëritet.

Lidhur me gjuhën e transmetimit të kanaleve kjo lidhet me të drejtën të cilën ia jep operatorit Neni 5, paragrafi 1 i rregullores në fjalë.

P3: Në kuadër të qasjes në dokumenta zyrtar, kërkojmë akses në dosjen e kësaj ndërmarrjeje të licencuar nga KPM, përfshirë edhe autorizmet nga prodhuesit e kontentit medial të cilat ata i emitojnë. (psh duke përfshirë, por mos u kufiuzar në ArenaSport, e brendet tjera kontentet e të cilave ArtMotion i transmeton në rrjetin e vet kabllor/IPtv e OTT).

Sipas Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Neni 17, Bazat e lejueshme për refuzimin e qasjes në dokumente publike, pika 2.7, konfidencialitetit komercial siç janë sekretet e biznesit, sekretet profesionale apo të kompanisë, dokumentet e tilla konsiderohen konfidencialitet komercial.

P4: A bënë KPM kontroll të aksionarëve të kompanive të cilat i licencon?

Në momentin e licencimit kandidati duhet të ofroj të dhënat mbi pronësinë. Ndërsa, KPM pranon dhe shqyrton kërkesa për ndryshime në pronësi, ku edhe në këto raste ofrohen të dhëna mbi pronësinë, në pajtim me procedurat dhe kriteret e parapara me Ligjin dhe aktet nënligjore si dhe kushtet e licencës për këtë çështje.

P5: Kush është kompanija amë e Artmotion e regjistruar si “DOOEL – SHPK me një individ” në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut?

Sipas të dhënave që KPM ka pranuar lidhur me pronësinë: “Artmotion” SH.P.K., NUI: 810200866 është në pronësi të personit juridik AM Invest Group SH.P.K. NUI:810874538, ndërsa kjo në pronësi të personit juridik “AM invest group holding” dooel, EBD: 405701753565 Skopje, Maqedonia Veriore në pronësi të personit fizik Valon Shala.

P6: Si një shoqëri me kapital të huaj e regjistruar atje, a jeni në dijeni se nga cili shtet figuron të jetë në regjistrin komercial maqedonas?

Valon Shala ka dorëzuar në KPM dëshmi se është shtetas i Republikës së Kosovës.

Nga hulumtimet që i kemi bërë, kemi gjetur një vendim të KPM, nga ku rezulton se firma maqedonase (invesim i huaj nga Serbia) e ka blerë edhe një radio në Deçan.

Historia e ArtMotion, vazhdim:

Konform një aneks-statui të shoqërisë “ArtMotion” shpk, të dt. 03.07.2017, të mbështetur në nenin 34 të Ligjit (të vjetër) 2007/02-L123 për shoqëri tregtare, bëhet kalimi i pronësisë së “ArtMotion” shpk nga z. Muharrem Hajderini, tek një shoqëri tjetër – “AM Invest Group” shpk (NRB: 71356337), në atë kohë në pronësi të z. Valon Shala nga Peja. Në të njejtën datë, konform një aneks-statuti të shoqërisë “AM Invest Group” shpk (NRB: 71356337), të mbështetur po në nenin 24 të ligjit në fjalë, pronarë, drejtor dhe agjent i regjisruar i kësaj kompanije bëhet z. Valon Shala nga Peja, kurse z. Kujtim Hajredini dhe z. Shpend Hajredini (djemët e z. Muharrem Hajredinit) shkarkohen nga detyrat që kanë në këtë shoqëri (zëvendës-drejtor).

Më dt. 05 korrik 2017, konform një kontrate për dhurim të aksioneve, që mbështetet në ligjin e lartpërmendur, pa e specifikuar nenin, z. Valon Shala nga Peja, 100% të aksioneve të “ArtMotion” shpk (për të cilat pretendon se është pronar) ja dhuron shoqërisë kosovare “AM Invest Group” shpk (NRB: 71356337) tek e cila është pronarë gjithashtu 100% i njejti person.

Më heret, më 26 janar 2017 z. Valon Shala kishte themeluar në Shkup, Maqedoni e Veriut në shpk-një-anëtarëshe “Shoqërija për Shërbime AM Invest Holding Shpk-një-anëtarëshe” (Drustovo za uslugi “AM Invest Holding” DOOEL)

Në flet-regjistrimin e lëshuar nga regjistri tregtar maqedonas, thuhet se ky është një investim i huaj, kurse adresa e themeluesit dhe pronarit është: “Ul. Leke Dukagini br.33/1, Pec, Srbia (!?)” (Rr. Lekë Dukagjini, Pejë, Serbi (!?) ). Kurse emaili për kontakt i pronarit në shikim të parë duket si Euro Lab (që lidhet me homologimin në Kosovë), por që domeni i këtij emaili drejton tek një firmë gjermane me pronarë turq.

Me datë 01 shkurt 2017, nga Shkup, z. Shala, si pronarë i vetëm dhe drejtor i shoqërisë maqedonase “AM Invest Holding DOOEL”, gjithënjë sipas regjistrit tregtar maqedonas, shoqëri kjo me seli në “Pejë, Serbi”, sjellë vendimin për themelimin e një shoqërie tjetër në Kosovë – “AM Invest Group” shpk, në seli në Prishtinë ku shoqërija maqedoanse do të ketë 100% të aksioneve.. Njëherësh, z. Shaal, pranon që vet, si individ, të jetë drejtor dhe agjent i regjistruar i kësaj shoqërije kosovare. Praktikat ligjore pran ARBK i ka kryer znj. Gentiana Behluli, nga fsh. Poturofc, Lipjan, avokate pran shoqërisë së avokatëve “SCLR Partners”, që i kishte ndjekur praktikat e regjistrimit edhe për “Klan Kosova” shpk, kur pronësia kishte kaluar nga një shoqëri maqedonase tek një nga British Virgin Islands, shoqëri që komandohej nga një avokat qipriot që kishte lidhjke me Kariçët e Pejës dhe vajzën e Llukashenkos të Bjellorusisë, për çka kemi shkruar në artikullin e kaluar.

Profili i z. Kushtrim Gojani në LinkedIn, që figuron si CEO (drejtor) i ArtMotion. Njëherësh, z. Gojani është edhe pronarë i firmës maqedonase me adresë në “Gjakovë, Serbi”, e cila shoqëri e ka në pronësi Klan Kosova shpk, ku për drejtor deri në ditën që i kemi bërë pyetje dhe dha dorëheqje, figuronte z. Adriatik Kelmendi.

Si paraqitet struktura pronësore dhe menaxhmenti i ArtMotion shpk në ARBK-në e MINT.

Në profilin e z. Shala, figuron se punon si menaxher i marketingut prej vitit 2002.

Z. Fatmir Sefa, deri vonë drejtor teknik i ArtMotion, tash ushtron detyrën e drejtorit të Kujtesa Net. Sipas burimeve tona, Agjensioni i Konkurrencës e ka filluar një hetim për këtë situatë.

Kanalet e regjimit te Serbisë dhe “sportet” e ArenaSport janë pjesë e programacionit edhe të ArtMotion, edhe të Kutjesa edhe të TelKos. Televizioni N1, nuk është në këto programacione.

BOX për temën tjetër…

Nga burimet tona, marrim vesh se në lëndën e vendimit final të arbitrazhit, në të cilin Blerim Devolli e kishte paditur Republikën e Kosovës, figuron kjo kronologji (faqe 35 dhe 36):

….

28 mars 2008: Blerim Devollit i lëshohet një pasaportë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

15 prill 2009: Me kërkesë të tij, Ministria e Brendshme e Serbisë, dega në Kragujevac, i lëshon Blerim Devollit një çertifikatë të shtetësisë së Serbisë.

30 shtator 2010: MPB e Serbisë ja refuzon kërkesën e Blerim Devollit për lirim nga shtetësia e Serbisë, sepse i njejti nuk e kishte kryer shërbimin ushtarak.

8 nëntor 2010: Blerim Devolli i deklaron gjykatës themelore në Podgoricë të Malit të Zi se ka hequr dorë nga shtetësia e Serbisë, për të kërkuar shtetësinë e Malit të Zi.

Në vitin 2021 Blerim Devolli nxjerrë në çertifikatë të shtetësisë së Serbisë në Kragujevac të Serbisë.

….

Në vitin 2020 Blerim Devolli e kishte paditur Republikën e Kosovës, duke pretenduar se është shtetas i huaj dhe se “investimet” e tij në Kosovë, si Z-Mobile e të ngjajshme, janë investime te huaja, rrjedhimisht e gëzojnë mbrojtjen nga ligji i 2013tës për mbrojtje të investimeve të huaja.

Përkundër një ekipi të përbërë prej shumë avokatësh e juristësh, ndër ta edhe dy juriste nga Serbia, pastaj edhe dëshmive nga ana e punëtorëve të tij: Milot Gjikolli, Valon Basha e Driton Arifaj (i cili sot punon në Beograd), “shtetasi i huaj” Blerim Devolli e humbi turpshëm këtë arbitrazh në fillim të vitit 2022.

EKSKLUZIVE:

Kompania që e ka në pronë Klan Kosovën është e regjistruar në Maqedoni si investim i huaj nga Serbia, me adresë t “Djakovica, Serbia”, Drejtori i KlanKosova jep dorëheqje ditën që ja bëjmë pyetjet

KosovaPost ka bërënjë hulumtim ekskluziv  lidhur me pronësinë e televizionit Kombërtar Klan Kosova që nga fillimet e operimit të tij në Kosovë e deri më sot. Në kohën kur i gjithë opinioni publik e din që Klan Kosova  është pronë e vëllezërve Devolli më saktësisht Shkëlqim Devollit nga hulumtimi ynë e vërteta del të jetë krejt ndryshe dhe për më tepër SKANDALOZE. 

Perandoria biznesore e vëllezërve Devolli është ngritur fuqishëm dhe përmenjëhershëm që nga ardhja në pushtet e Partisë Demokratike tëKosovës në Vitin 2007.

Biznesmeni Shkëlqim Devolli, është një nga njerëzit më të afërm të Adem Grabovcit “shefin e shefave të krejt Kosovës dhe ma gjanë” siç e quante ish-Kryeministri Thaçi, Grabovcin në aferën “Pronto”.
Në po këtë aferë Shkëlqim Devolli dëgjohet duke komunikuar me Adem Grabovcin:
Grabovci: A e kanë nënshkru ata ?

Shkëlqim Devolli: Po po e kanë nënshkru…
Grabovci:qy se s’mujta me tëthirrë se mu ka zbraz krejt fyti…
Shkëlqim Devolli: u ba shef qe po t’i qoj…

Dëgjohej duke biseduar në përmes telefonit Adem  Grabovci dhe duke jua ankuar Shkëlqim Devollit për “tharjen e fytit”…

Nga burimet tona, marrim vesh se në lëndën e vendimit final të arbitrazhit, në të cilin Blerim Devolli e kishte paditur Republikën e Kosovës, figuron kjo kronologji (faqe 35 dhe 36):

….

28 mars 2008: Blerim Devollit i lëshohet një pasaportë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

15 prill 2009: Me kërkesë të tij, Ministria e Brendshme e Serbisë, dega në Kragujevac, i lëshon Blerim Devollit një çertifikatë të shtetësisë së Serbisë.

30 shtator 2010: MPB e Serbisë ja refuzon kërkesën e Blerim Devollit për lirim nga shtetësia e Serbisë, sepse i njejti nuk e kishte kryer shërbimin ushtarak.

8 nëntor 2010: Blerim Devolli i deklaron gjykatës themelore në Podgoricë të Malit të Zi se ka hequr dorë nga shtetësia e Serbisë, për të kërkuar shtetësinë e Malit të Zi.

Në vitin 2021 Blerim Devolli nxjerrë në çertifikatë të shtetësisë së Serbisë në Kragujevac të Serbisë.

….

Në vitin 2020 Blerim Devolli e kishte paditur Republikën e Kosovës, duke pretenduar se është shtetas i huaj dhe se “investimet” e tij në Kosovë, si Z-Mobile e të ngjajshme, janë investime te huaja, rrjedhimisht e gëzojnë mbrojtjen nga ligji i 2013tës për mbrojtje të investimeve të huaja.

Përkundër një ekipi të përbërë prej shumë avokatësh e juristësh, ndër ta edhe dy juriste nga Serbia, pastaj edhe dëshmive nga ana e punëtorëve të tij: Milot Gjikolli, Valon Basha e Driton Arifaj (i cili sot punon në Beograd), “shtetasi i huaj” Blerim Devolli e humbi turpshëm këtë arbitrazh në fillim të vitit 2022.

“Republika e Devollistanit’’

Përbrenda 10 viteve vëllezërit Blerim dhe Shkëlqim Devolli ngritën me dhjetëra biznese të tyre dhe në rrethana të dyshimta arritën ta gllabërojnë pothuajse gjithëekonominë e tregut në Kosovë që nga Terminalet Doganore, Homologimi i veturave, tregun e kafes, të miellit, të qumështit etj. e deri te fusha e telekomunikimit me telefoninë virtuele, por me dëm real për Kosovën – Z-Mobile,  provajderin e internetit dhe TVsë kabllore – Art Motion dhe së fundi edhe televizionin më të madh në vend Klan Kosova.   

Por kush është nw fakt  pronari i vërtetë  i televizionit Klan Kosova? 

Në më se 200 faqe materiale të siguruara dhe të nxierra nga institucionet e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore çuditërisht askund nuk figuron emri i biznesmenit  Shkëlqim Devollit.
Pronësia e televizionit Klan Kosova në bazë të dokumenteve që ka siguruar KosovaPost  është tepër e ndërlikuar ajo fillon nga  një shtetas shqiptar kur është hapur në vitin 2009 blihet nga një shtetas i Kosovës në vitin 2013  pastaj i njeti pronësinë e kalon në kompaninë  e tij të hapur në Maqedoni  ku është i regjistruar si shtetas i Serbisë, pastaj shitet në vitin 2014 në parajsat fiskale në British Virgjin Island dhe përfundon përsëri në Maqedoninë Veriore në vitin 2021 ku edhe  pronari aktual e ka të regjistruar në pronësi të kompanisë së  tij të hapur me pasaportë serbe me adresë “Djakovica, Serbia” (srb. Gjakovë, “Serbi” sic.) dhe ku figuron se kjo kompani e inkorporuar në Maqedoninë e Veriut si shpk një-anëtarëshe (DOOeL) është një i huaj dhe ate nga Serbia! Po, Po. Nga Serbia, ku adresa a pronarit figuron si: “Ul. Hisni Zajmi, Djakovica, Serbia”.

Pra sipas të dhënave zyrtare pronar “me letra” i Klan Kosovës rezulton të jetë z. Kushtrim Gojani, i cili pronësinë e KlanKosovës e ka bartur nga Kosova tek një kompani me veprimtari hollding në Maqedoninë Veriore në vi. ZGojani këtë kompani  e ka regjistruar si investim i huaj nga Serbia, ku si adesë e tij në ciësinë e pronarit dhe drejtorit figuron Rr. Hysni Zajmi në Gjakovë, por që qyteti jug-perendimor kosovar, sipas akteve ligjore që i njejti i ka nënshkruar, na qenka në Serbi.                 

Historia 
Televizioni Klan Kosova fillimist është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës në vitin 2009, me pronar  z. Aleksandër Frangaj nga Republika e Shqipërisë.

GJithënjë sipas historiatit të kësaj shoqërije, të pranuar në formë zyrtare ng ARBK, më 14 gusht 2013 kompaninë Klan Kosova Sh.P.K e blenë një person krejtësisht anonim për opinionin publik, së paku për botën e gazetarisë e medieve, z. Florent Nallbani, me adresë të regjistruar në Rr. Fehmi Agani në Prishtinë. Megjithë tentimin për ta kontaktuar z. Nallbani, ne nuk kemi arritur te arrijmë të njejtin me kontaktet e dhëna nga ARBK.

Më 15 janar 2014, z. Nallbani pronësinë e Klan Kosovë e bartë në Maqedoni duke ja dhuruar (Po, po. Dhuruar.) të gjitha aksionet  kompanisë  “K-Media Corporation DOOEL”. Në po në atë kohë drejtor i Klan Kosovës ishte emëruar Baton Haxhiu i cili njëherit ishte edhe përfaqësues i autorizuar i kompanisë Klan Kosova Sh.P.K nga viti 2014 e deri më 2020.

Sipas të dhënave të regjistrit tregtar të Maqedonisë së veriut (crm.com.mk) edhe kompania  “K-Media Corporation Dooel”  ishte pronë e Florent Nallbanit, të cilën adresa e këtij të fundit figuronte si “Peç Serbia” (srb./maq. Pejë, “Sebi”), ndërsa në certifikaten e regjistrimit të kësaj kompanie, figuron të jetë një investim i  huaj nga Serbia!?

Më 2 dhjetor 2015 “ K-Media Corporation DOOEL” që e kishte në pronësi Klan Kosovën aksionet e këtij të fundit ja shet një kompanie fantome “Saine Group” LTD, me seli në British Virgjin Islands, një parajsë fiskale e përfolur në shumë artikuj të gazetarisë hulumtuese. Interesante është të ceket se adresa e “Seine Group” LTD është në PO BOX 3136, Road Town Tortola, British Virgin Islands, del të jetë adresa ku janë të regjistruara me qindra kompani që në këto hulumtime lidhen me evazion fiskal, pastrim parash, fshehje të pasurisë së zyrtarëve të korruptuar, politikanëve e diktatorëve të vendeve të ndryshme, kryesisht nga gadishulli arabik, amerika latine, Evropa lindore, dhe oligarkwve rusw

Praktikat juridike për bartje të aksioneve nga K-Media Corporation DOOEL të Shkupit (që e përfaqësonte një maqedonas, z. Nikolla Gjeorgjiev) tek kompania nga British Virgin Islands i ishte besuar (“dully authorized” siç shkruan në dokumentin e siguruar nga KosovaPost) një kompanie avokatësh nga Prishtina, të përfaqësuar nga z. Blerim Prestreshi, sipas autorizimit (Power of Attorney) të dhënë nga një avokat nga Qiproja, z. Marinos Stylianides, i cili në këtë autorizim të shkruar figuron si drejtor dhe sekretar i kompanisë “Seine Group” LTD. Në dokomentat që i kemi pranuar zyrtarisht nga ARBK nuk ka qenë edhe çertifikata e pronësisë dhe e përfituesve real të kompanisë “Seine Group” LTD nga British Virgin Islands. Avokati Prestreshi figuron të jetë bashkpronarë i dy kompanive të avokatisë: “Shoqëria E Avokatëve SCLR Partners SHPK” SH.P.K. dhe “Shoqëria E Avokatëve SCLR Partners” SH.P.K.

Pra. që nga viti 2015 e deri më 2020 aksionet e Klan Kosovës  ndodheshin në “Parajsën në det të hapur” vendit ideal për shpërlarjen e parave të oligarkëve botërorë dhe sidomos oligarkëve rusë.

Sipas Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ)  studiuesit analizuan të dhënat nga Baza e të dhënave të rrjedhjeve në det të hapur të, e cila përmban informacione për më shumë se 810,000 subjekte në det të hapur. ICIJ mori të dhënat përmes pesë rrjedhjeve masive: Pandora Papers , Paradise Papers , Bahamas Leaks , Panama Papers dhe emri i bazës së të dhënave, Offshore Leaks  . Të dhënat lidhen me njerëz dhe kompani në më shumë se 200 vende të botës të dhënat tregojnë se këto kompani kishin deponuar para prej dhjetra miliarda dollarësh.

Gjithashtu, avokati Marinos Stylianides figuron edhe tek një skandal i fshehjes së pasurisë nga e bija e diktatorit Bellorus – Lukashenko dhe familjes së afërt me kasapin e Ballkanit Millisheviç – Kariç, me origjinë nga Peja.

https://belsat.eu/en/programs/24-04-2021-lukashenka-s-daughter-in-law-involved-in-billion-dollar-business

Më 17 prill 2020, 100% të aksioneve të Klan Kosova Sh.P.K  i blen kompania nga Maqedonia “KGO

MEDIA INVESTMENT” DOOEL. Sipas kërkesave dhe të dhënave që kemi nxierrë  nga ARB në Maqedoni kjo kompani është në pronësi të Kushtrim Gojanit  të cilën Gojani e ka të regjistruar me pasaport Serbe e ku si adresë figuron “Djakovica, Serbia” (srb./maq. Gjakovë, “Serbi”). Në certifikaten e regjistrimit të Maqedonisë përshkruhet si investim i huaj nga Serbia.

Në maj të 2021, në ARBK pasqyrohen këto ndryshime nga ana e avokatit z. Astrit Lekaj nga Novosella e Gjakovës, me autorizimin e z. Kushtrim Gojanit.

Historia e pronësisë së Klan Kosova shpk

Historiati i drejtorëve të Klan Kosova shpk

Bartja e aksioneve nga Maqedonia e Veriut në British Virgin Islands, me autorizimin e avokatit qipriot të përfolur se ai figuron si “pronarë” i qindra kompanive në Qipro e parajsa tjera fiskale, që nga British Virgin Islands deri në Dubai.

Një “operacion” tjetër i avokatit qipriot i cili, sipas artikullit rezultoj me fshehjen e aksioneve të Kariçëve me origjinë nga Peja, të afërm të kasapit të Ballkanit Millosheviç e të presidentit diktator të Bellorusisë – Llukashennko, diçka që bëri që Brukseli të vendosë sanksione për këto kompani e individë të lidhur me to.

ARBK-ja  fillimisht heziton të na jep dokumentet dhe historinë dhe lëndën e “Klan Kosova” Sh.P.K
KosovaPost duke u thirrur në ligjin për qasje në dokumente publike  për javë të tëra ka pasur korospodenca me ARBK-në duke kërkuar dokumentet dhe historinë e pronarëve të Klan Kosova Sh.P.K . Fillimisht ARBK ka hezituar të na jep dokumente nën arsyetimin se kjo është sekret biznesor  mirëpo pasi kemi bërë ankesë në Agjencinë për Qasje në Dokumente Publike këto të dhëna dhe informacione na janë dërguar nga ARBK.

Pasi kemi marrë dhe kemi analizuar dokumentet aty kemi parë që në  ARBK janë bërë shkelje të rënda duke u pranuar dokumente të cilat shkelin Kushtetuten e Republikës së Kosovës.

Në vitin 2014 në certifikatën e pronësisë së Kompanisë “ K-Media Corporation DOOEL” e cila e mori  në pronësi kompaninë Klan Kosova Sh.P.K të cilën pronari z. Florent Nallbani e kishte dorëzuar të përkthyer dhe noterizuar në ARBK si adresë i figuron: Pejë Republika e Kosovës ndërsa Shteti thotë Serbia.

Duket qartë se edhe pronari edhe zyrtarët e ARBK-së kishin qenë të vetëdishëm se ishin duke bërë shkelje ligjore, dhe ishin munduar gjithsesi ta futnin kumediandërligjshëm termin Republika e Kosovës si adresë edhe pse në certifikatën origjinale nga Maqedonia nuk figuronte Kosova askund pasiqë kompania  ishte e regjistruar me pasaport serbe me adresë “Pec, Serbia”.

Ndërsa në certifikatën e pronësisë  të nxierr nga Regjistri Qëndror i Maqedonisë Veriore
të kompanisë “KGO MEDIA INVESTMENT” DOOEL me pronar z. Kushtrim Gojanit, kompani e cila aktualisht e ka në pronësi Klan Kosova Sh.P.K  të dhënat e pronarit figurojnë se është shtetas i Serbisë me adresë “Djakovica, Serbia”. Të gjitha këto dokumente ndër vite janë pranuar edhe në ARBK në mesin e qindra faqeve si përfaqësues i autorizuar nga pronari Kushtim Gojani  për rregullimin e dokumenteve në ARBK  kemi gjetur edhe emrin e Astrit Lekaj djali e deputetit të AAK-së dhe ish ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.
Për të gjitha këto gjetje ne i kemi dërguar pyetjen përfundimtare kryeshefes së ARBK-së znj.Pranvera Prestreshi dhe Ministrisë së Tregtisë për të marrë përgjigjie se kush janë zyrtarërt që janë të përfshirë në këtë skandal ku është shkelur kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës, po as pas 4 ditësh nuk na janë përgjigjur.

KosovaPost i ka dërguar pyetje edhe pronarit ligjor të Klan Kosovës z.Kushtrim Gojanit për ta pyetur për të gjitjha këto gjetje: Se ku i kishte marrë paratë duke qenë se zotëron një kompani që kap vlera disamilionëshe, pse e ka të regjistruar kompaninë që e ka në pronësi Klan Kosovën me dokumente të Serbisë të nxierra nga strukturat paralele në Kragujevc , kush e ka shtyrë t’i bëj të gjitha këto manovrime të dyshimta etj. mirëpo ai nuk na është përgjigjur. Gjithashtu kemi tentuar ta kontaktojmë përmes telefonit.

Në ditën që i dërguam pyetje  drejtorit të Klan Kosovës për këtë skandal në po atë ditë Adriatik Kelmendi jep dorëheqje nga pozita e drejtuesit të Klan Kosovës

Për të gjitha gjetjet e mësipërme KosovaPost ka dërguar pyetje zyrtare drejtorit të Klan Kosovës Adriatik Kelmendi për ta pyetur se a kishte njohuri për pronësinë e Klan Kosovës dhe me kënd kishte negociuar kur ishte emëruar në atë pozitë në vitin 2020?

Sa është etike dhe morale nga ana tij  të punononte në një medium Kombëtarë të Republikës së Kosovës në të cilin pronari pronësinë e Klan Kosovës e ka të regjistruar me pasaportë SERBE me adresë zyrtare “Djakovica, Serbia” etj.

Në po atë ditë Adriatik Kelmendi del publikisht përmes një statusi në facebook dhe jep dorëheqje nga drejtimi i Klan Kosovës pa dhënë detaje për arsyet e dorëheqjes! Ndërsa pyetjeve të KosovaPost nuk iu përgjigj fare edhe pse ne i kemi dërguarnë disa adresa zyrtare dhe private të tij.
Sipas burimeve të KosovaPost, Adriatik Kelmendi kishte njohuri për këto të dhëna pasiqë ne disa javë më parë i kishim dërguar pyetje edhe pronarit të Klan Kosovës Kushtrim Gojanit i cili si duket e ka informuar edhe Adriatik Kelmendin se këto dokumente tashmë ishin në posedim të mediumit tonë dhe pritet publikimi i artikullit. KosovaPost mëson se kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që z.Kelmendi ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Klan Kosovës. Si duket etike dhe morale për Adriatik Kelmendin është vetëm nëse  këtë skandal e merr vesh edhe opinioni publik.

“Kthimi” nga British Virgin Islands në Kosovë

Publikime te ngjashme