Edhe pse i plagosur, ushtari ukrainas arrin të futet në istikame dhe ta eliminojë rusin që vazhdimisht qëllonte mbi të (Video)

0 minutes, 45 seconds Read

Luftimet e ashpra në lindje të Ukrainës po vazhdojnë, ku të dyja palët po mëtojnë ta mbajnë nën kontroll këtë rajon.

E një video e filmuar nga droni shfaq ushtarin ukrainas i cili ishte plagosur gjatë luftimeve, por që nuk hoqi dorë nga kryerja e detyrës së tij – pra eliminimi i ushtarëve rusë në istikame, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht se ishte plagosur dhe çalonte e mezi arrinte të qëndronte këmbë, nuk u dorëzua për asnjë moment. Ai qëllohej vazhdimisht nga ushtari rus që ishte pak metra larg tij, por ukrainasi nuk u dekurajua dhe vazhdoi misionin e tij.

Pasi u fut në istikame, ushtari rus e kishte vërejtur dhe vazhdimisht qëllonte breshëri plumbash në drejtim të tij. Megjithatë ai arrin të fshihet dhe sapo konstaton se është momenti i duhur i vërsulet rusit, të cilin e eliminon.

Publikime te ngjashme